news

Shembja e ndërtimeve pa leje në Theth, Rama: Banorët më keqkuptuan! Unë thashë do legalizojmë objektet ekzistuese…

Kryem­i­nistri Edi Rama zhvil­loi sot një takim me banorë të Thethit për të disku­tu­ar mbi Paketën e Maleve.

Gjatë fjalës së tij, Rama risol­li në vëmend­je aksion­in e prish­jes së dhjetëra ndër­timeve pa leje në fshatin tur­is­tik të Shko­drës, verën e vitit të kalu­ar.

Kreu i qev­erisë tha se ndër­timet pa leje shpërthyen pasi banorët keqkup­tuan prem­timin e tij për legal­iz­imin e objek­teve në Theth të cilat ishin ekzistuese.

Sipas Ramës, thethi­anët fil­lu­an të ndër­to­jnë masivisht pa leje, me shpresën se do të arri­jnë të për­fi­to­jnë në pro­cesin e legal­iz­imeve të objek­teve të mëher­shme.

“Është tërë­sisht e pavërtetë dhe ju jeni dësh­mi­tarë. Unë nuk kam ard­hur këtu dhe kam thënë: vazh­doni dhe ndër­toni se i legal­i­zo­jmë.

Se nuk kam pasur si ta them se do isha në shkel­je të ligjit. Unë kam ard­hur këtu dhe kam thënë që do legal­i­zo­jmë këto ekzistue­set.

Do legal­i­zo­jmë duke fil­lu­ar nga ndër­timet e vje­tra. Edhe ata që kanë trashëguar kul­la në një zonë si kjo, nuk kishin letra.

Nuk ia vinte njeri kul­lën në hipotekë se i thoshin në një zonë të mbro­j­tur, dhe duke qenë në zonë të mbro­j­tur mba­je kul­lën, nuk vjen njeri ta prishë, por nuk bëhet pronë e jot­ja.

Pas­taj realiteti i kri­juar nga ata që ndër­tu­an më pas pa leje në kushtet kur këtu nuk kishte asgjë.

Do legal­i­zo­hen ata që ekzis­to­jnë. Ajo që ndod­hi ishte që pas viz­itës sime shpërtheu ndër­tim­taria e paligjshme aty, meqë po e legal­i­zo­jmë thanë hajt se po fute­mi.

U arrit të goditej kar­toli­na botërore e Thethit. Po të shkosh e të shkru­ash Theth në të gjitha gjuhët e botës, është kisha me lënd­inën e gjel­bër.

Lën­d­i­na e gjel­bër u zap­tua, u vunë e shtëpiza druri, u rrethua, u shtrua me zha­vorr dhe u kthye në një plagë mu në mes të Thethit. Si mund t’i lejon­im ne këto?”,- tha Rama

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading