news

Shkeljet në tenderin me vlerë 680 milionë lekë, GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për Benet Becin dhe 7 të pandehurit e tjerë, ja sa vite burg rrezikojnë

Gjyka­ta e Posaçme kundër Kor­rup­sion­it dhe Krim­it të Orga­nizuar (GJKKO) ka pran­uar këtë të hënë (dje) kërkesën për gjykim të shkur­tu­ar në dos­jen ku i pan­de­hur është kryetari i Bashk­isë Shkodër, Benet Beci, së bashku me shtatë per­sona të tjerë. Beci dhe të pan­de­hu­rit e tjerë aku­zo­hen për shkel­je të barazisë në ten­dera, në lid­hje me një pro­ce­durë prokuri­mi me vlerë rreth 68 mil­ionë lekë, e zhvil­lu­ar në kohën kur ai drej­tonte Kor­po­ratën Elek­troen­ergjetike Shqiptare (KESH). Gjyki­mi i shkur­tu­ar u pran­ua për Benet Becin, Adela Rukon, Edli­ra Mitrushin, Jonid Kazanin, Yll­ka Nishkun dhe Rudin Gjonin.

Ndërko­hë, i pan­de­huri Prem­tim Dau­ti do të gjyko­het me pro­ce­durë të zakon­shme. Sean­ca e rad­hës është cak­tu­ar për më 14 shta­tor, kur prokurori i SPAK-ut, Dri­tan Prençi, pritet të paraqesë kon­kluzionet për­fundimtare për të pan­de­hu­rit.

Gjatë seancës, Benet Beci, të pan­de­hu­rit e tjerë dhe avokatët e tyre kërkuan pushimin e çësht­jes, duke argu­men­tu­ar se duhet të zba­to­het ligji për amnistinë, i cili, sipas tyre, parashikon për­jash­timin nga ndjek­ja penale të veprave të kry­era deri më 31 maj 2026, kur dën­i­mi i parashikuar nuk i kalon tre vjet burg.

Nga ana e tij, SPAK deklaroi se do të paraqesë një qën­drim me shkrim në seancën e ardhshme, ndër­sa trupi gjykues bëri të ditur se do të shpre­het për këtë kërkesë në vendimin për­fundim­tar. Kuj­to­jmë se akuza ndaj Benet Becit kon­sis­ton në një ten­der me vlerë 700 mijë euro apo 700 mil­ionë lekë, me objekt zhvil­lim­in e sek­torin energji­tik.

Nga kjo, kup­to­het se bëhet fjalë për kohën kur krye­bashki­aku ka qenë në krye të KESH. Het­i­mi ka nisur pasi u sekuestrua tele­foni i bashkëshort­es së ish-drej­torit të ARRSH-së, Evis Berberi, ku u gjetën komu­nikime që lid­hen me Becin, për shkak të pozi­cionit të saj në KESH.

Sipas Lalës, Benet Beci po het­o­het për kor­rup­sion dhe shpër­dorim detyre, me fokus tek roli i tij si ish-drej­tor i KESH. Krye­bashki­aku social­ist i Shko­drës u mor zyr­tar­isht nën het­im në nën­tor të vitit të kalu­ar (2024) nga Prokuro­r­ia e Posaçme kundër Kor­rup­sion­it dhe Krim­it të Orga­nizuar, për shkel­je kur drej­tonte Kor­po­ratën Elek­troen­ergji­tike Shqiptare.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading