news

Shqiptarët po përzihen nga Shqipëria, zëvendësohen…22,700 të Huaj në Punë në Shqipëri deri në Qershor – Filipinet, India dhe Egjipti Kryesojnë

Shqipëria ka arrit­ur reko­rd për punësimin e shte­tasve të huaj që arri­jnë mbi 22 mijë shte­tas deri në qer­shor 2026 nga 18 mijë që ishte num­ri i tyre deri në dhje­tor 2025.

Konkretisht, sipas të dhë­nave të Regjistrit Elek­tron­ik për të Hua­jt (FER) dhënë për Mon­i­tor nga Poli­cia e Shtetit num­ri i të hua­jve të punë­suar në vend arri­ti në 22,693 shte­tas deri në 30 qer­shor 2026.

Nga totali i tyre të pajisur me leje unike nga punë­mar­rësit janë 20,332 shte­tas të huaj dhe 2,361 shte­tas të huaj janë të regjistru­ar me leje unike si të vetëpunë­suar.

Num­rin e të hua­jve të pajisur me leje unike nga punë­mar­rësit e krye­so­jnë shte­t­a­sit nga Fil­ip­inet, India dhe Egjip­ti. Këto vende kanë së bashku 10,258 leje unike për punë­mar­rës, duke për­bërë rreth 50% të total­it të punë­suarve në vend.

Konkretisht num­ri i të hua­jve nga Fil­ip­inet deri në qer­shor 2026 arri­ti në 3,552 shte­tas të pajisur me leje pune, duke për­bërë rreth 16% të total­it të të hua­jve të punë­suar në vend.

Pas tyre janë shte­t­a­sit nga India me 3,423 të punë­suar apo 15% të total­it. Shte­t­a­sit nga Egjip­ti arritën në 3,283 të punë­suar.

Pas tyre ren­ditet Turqia me 1,503 leje unike për punë­mar­rës dhe Italia me 1,306 leje.
Më tej, ndër shtetet e tjera me numër më të lartë të punë­mar­rësve të huaj të pajisur me leje unike janë SHBA-të me 619 leje, Indonezia me 229 shte­tas, Kina me 212 shte­tas të pajisur me leje unike nga punë­mar­rësit etj.

Vitet e fun­dit shumë sipër­mar­rës, veçanër­isht të sek­torit të shër­bim­it në bare dhe restorante kanë pohuar për Mon­i­tor se kanë rrit­ur ndjeshëm punësimin e shte­tasve të huaj nga Fil­ip­inet dhe India.

Shumë të huaj nga këto shtete, janë të punë­suar në bare dhe restorante në pozi­cione pune, si kamari­er, pas­trues apo kuzhinierë. Të tjera punësime janë bëra edhe në fab­rikat e prod­him­it, të cilët po punë­so­jnë inx­hinierë të rinj nga India.

Ndër­sa shte­t­a­sit nga Egjip­ti më tepër po punë­so­hen nga sek­tori i trans­portit, bleg­torisë dhe në agro­tur­izëm.

Po ash­tu, së tepër­mi punësi­mi i të hua­jve është zgjeru­ar edhe në famil­je. Shte­tase nga Fil­ip­inet po punë­so­hen si per­son­el për kujdesin ndaj fëmi­jëve (dado), të moshuarve ose për mirëm­ba­jt­jen e shtëpisë. Ital­ianët dhe shte­t­a­sit e Kosovës vijo­jnë të krye­so­jnë vetëpunësimin

Ndryshe nga lejet unike për punë­mar­rës, të cilat domi­no­hen nga shte­t­a­sit e Fil­ip­in­eve, Indisë dhe Egjip­tit, lejet unike për të vetëpunë­suar krye­so­hen nga shte­t­a­sit ital­ianë.

Nga gjith­sej 2,361 leje unike për të vetëpunë­suar, 868 u përkasin shte­tasve ital­ianë ose rreth 37% e total­it.

Pas Ital­isë ren­ditet Koso­va me 283 leje, e ndjekur nga Turqia me 199, SHBA me 198, Ukraina me 92, Siria me 68, Gjer­ma­nia me 67 dhe Polo­nia me 65 leje unike për të vetëpunë­suar etj./Monitor

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading