news

‘Territorialja’, Berisha: PS do të shkrijë 20 bashki, do rikërkojmë komision hetimor për charterin e Ramës

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 75?

Vari­anti i social­istëve për të ecur për­para me ske­nar­in për uljen e moderu­ar të num­rit të bashkive dhe ndar­jen e ven­dit në rajone, e bën PD të bindur se me hartën e re ter­ri­to­ri­ale, max­ho­ran­ca do të shkri­jë të pak­tën 20 bash­ki.

“Ai kërkon të zba­to­jë më tej poli­tikën e shpop­ul­lim­it duke hequr edhe 20 bash­ki të tjera”, tha Berisha.

Kryedemokrati Berisha thotë se drejt kësaj ndar­je­je të re, PS po shkon duke ndër­pre­rë në mënyrë të habit­shme kon­sen­susin në Komi­sion­in e Posaçëm të Refor­mës Ter­ri­to­ri­ale.

“Edi Rama urd­hëroi ndër­pre­rjen e një pro­ce­si në vazhdim, për të cilin palët ishin plotë­sisht dako­rd të kërko­hej shtyr­ja mbasi nuk kishte për­fun­d­uar as pro­ce­si i kon­sul­timeve pub­like.

Dhe pavarë­sisht nga dako­rdësia e arrit­ur në komi­sion për shtyr­jen e afatit të punimeve të komi­sion­it, Edi Rama e futi në rend dite për ta mbyl­lur këtë”, vijoi Berisha.

Max­ho­ran­ca do të prezan­to­jë të enjten një raport mbi punën e der­i­tan­ishme nga Komi­sioni për Refor­mën Ter­ri­to­ri­ale, por pa një draft final.

PD ka kërkuar shtyr­jen e afatit pasi ende nuk kanë për­fun­d­uar kon­sul­timet me të gjitha bashk­itë, përf­shirë edhe bashk­inë e Tiranës, që për shkak të masës së arrestit me burg të krye­bashki­akut Veli­aj, Komi­sioni nuk ka arrit­ur të zhvil­lo­jë dëg­jesë me bashk­inë më të rëndë­sishme të ven­dit.

Në kon­fer­encën për medi­at, Berisha iu rik­thye edhe akuzave për udhë­timet e kryem­i­nistrit duke njof­tu­ar se PD do të kërko­jë edhe njëherë komi­sion het­i­mor për char­terin e kryem­i­nistrit.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading