news

Tiranë/ 4 persona grabisin 3 pako në magazinat e kompanisë postare në Yrshek, digjet makina e autorëve në Kashar

Katër per­sona të paiden­ti­fikuar kanë gra­bitur gjatë orëve të para të mëng­je­sit 3 pako nga mag­a­z­i­nat e një kom­panie postare në Yrshek. Sipas të dhë­nave para­prake, ngjar­ja ka ndod­hur rreth orës 01:10.

Pas mar­rjes së pakove, autorët janë larguar nga ven­di i ngjar­jes. Ende nuk dihet se çfarë përm­ban­in, ndër­sa per­son­eli i kom­panisë postare po kryen inven­tarin për të për­cak­tu­ar se cilat janë dërge­sat e mar­ra, në emër të kujt ishin porosi­tur dhe nga ku ishin nisur.

Burime bëjnë me dije se het­ue­sit nuk për­jash­to­jnë mundës­inë që në njërën prej pakove të ketë pasur edhe sende të jashtëligjshme, por kjo mbetet vetëm një pistë het­i­more dhe pritet të kon­fir­mo­het pas ver­i­fikimeve.

Ndërko­hë, poli­cia vijon punën për iden­ti­fikimin dhe kap­jen e katër autorëve.

Shër­bimet e poli­cisë kanë sekuestru­ar bren­da biz­ne­sit edhe një pis­to­letën lodër që u ka rënë gra­bitësve, ndër­sa në lag­jen “Sor­raj”, në Kashar, është gje­tur duke u dje­gur një autom­jet, i cili dyshohet se është për­dorur nga autorët për t’u larguar nga ven­di i ngjar­jes.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading