news

Tritol në shtëpinë e vëllait të Julian Ballës në Shijak, dyshime për kërcënim, i përfshirë në organizatën e Çopjave

Në shtëpinë e vël­lait të Julian Bal­lës në Xhaf­zo­taj është ven­do­sur tri­tol. Shpërthi­mi ka dëm­tu­ar vetëm portën e obor­rit të banesës së Altin Bal­lës.

Julian Bal­la është në kërkim prej një viti nga SPAK pasi ndaj tij ka masë sig­urie “arrest me burg” pas opera­cionit të Prokuror­isë që godi­ti orga­ni­za­tën krim­i­nale të Çop­jave e Çela­jve në Elbasan.

Poli­cia nuk ka ende një autor lid­hur me tri­tolin në shtëpinë e vël­lait të Bal­lës. Hetimet lid­hur me ngjar­jen përqen­dro­hen edhe te pista e një mesazhi të mund­shëm kër­cën­i­mi.

Julian Bal­la është pronar i resor­tit “Ajman Park”, ku përf­shi­hen hotele, god­i­na shër­bi­mi, restorant dhe ambi­ente tregtare, në Xhaf­zo­taj, Dur­rës, dhe i vilës dykatëshe “ELYSIAN”, në bregdetin e Dhër­mi­ut, bashkia Himarë (sipër­faqe totale rreth 378.2 m²), me vlerë tregu prej afër­sisht 1.000.000 Euro, të cilat janë sekuestru­ar nga SPAK. Julian Bal­la është edhe pres­i­dent i skuadrës së fut­bol­lit “Erzeni”.

Në opera­cionin e SPAK në gusht të vitit të shkuar rezul­toi se grupi i Çop­jave ka trafikuar nga Ameri­ka Latine në Evropë 28 ton kokainë në 2 episode të ndryshme, nga të cilat 17 ton u sekuestru­an.

Franc Çop­ja bashkëpunonte me Ervis Çelën, i cili bashkë me vël­lain, sig­uronin kokainën nga prod­hue­sit. Dro­ga mag­a­zi­no­hej dhe bëhej gati për trans­port në Paraguai dhe më pas fshi­hej në pro­duk­te të ndryshme. Kon­te­jn­erët i sill­nin në rrugë detare nga Ameri­ka e Jugut në Bel­gjikë e Gjer­mani nga ku më pas shpërn­da­heshin.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading