news

U transportua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes në Radhimë, humb jetën turistja 30-vjeçare

Një tur­iste rreth 30 vjeçe nga Fin­lan­da u trans­portua me urgjencë në Spi­tal­in Rajon­al të Vlorës, pasi ka shfaqur prob­leme të rën­da shën­de­të­sore gjatë një zhyt­je­je të zhvil­lu­ar para­diten e sotme, por edhe pse mjekët i dhanë ndih­mën, nuk e mba­jtën dot në jetë.

Sipas infor­ma­cion­eve para­prake të mësuara nga kor­re­spon­den­ti i Top Chan­nel Mikel Mar­si, ajo ishte pjesë e një grupi zhytë­sish në zonën e Rad­himës ku ndod­het dhe ani­ja e mby­tur Spi­tal­iers, ku gjatë zhyt­jes dyshohet se ka pësuar mungesë oksig­jeni, apo prob­lem tjetër shën­det­sor.

Tur­ist­ja nuk është ndi­er mirë dhe është ndih­muar men­jëherë nga zhytësit e tjerë, të cilët e kanë nxjer­rë në sipër­faqe dhe më pas e kanë trans­portu­ar drejt Spi­tal­it Rajon­al të Vlorës.

Burime nga spi­tali bëjnë me dije se 30-vjeçar­ja mbër­ri­ti në gjend­je të rëndë, me vështirësi në frymë­mar­rje dhe shen­ja të një kom­p­lika­cioni seri­oz.

Mjekët i dhanë ndih­mën e parë dhe e mba­jtën nën kujdes inten­siv, por nuk arritën ta mban­in në jetë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading