news

Vodhi 5 mijë euro që në ditën e parë të punës, gruaja lirohet pas vetëm 3 ditësh në qeli, ja çfarë kërkoi prokuroria

Haj­dut­ja seri­ale, tmer­ri i biz­ne­seve të Tiranës, rik­the­het në ter­ren. Mëso­het se pasi vod­hi afro 5 mijë euro në një biznes në zonën e “Vor­rit të Bomit”, Kum­rie Zika është liru­ar sër­ish pas vetëm tri ditësh, duke shpë­tu­ar edhe këtë herë vetëm me masën “detyrim paraqit­je­je”.

Zika qe paraqi­tur si e intere­suar për punë në një biznes që mer­ret me “Exchange” dhe trans­fer­ta parash bren­da dhe jashtë ven­dit. Biz­ne­si e pati mar­rë në provë dhe që në ditën e parë Zika shfry­të­zoi vetëm pak sekon­da neglizhencë të punon­jësit tjetër për të vjed­hur 5 mijë euro dhe për tu zhdukur në rrug­i­cat e ngush­ta të lag­jes.

Men­jëherë pas ngjar­jes, biz­ne­si i dëm­tu­ar njoftoi policinë, e cila pasi e iden­ti­fikoi përmes kam­er­avë të sig­urisë dhe arri­ti ta iden­ti­fiko­jë dhe ta arresto­jë në zonën e “21 Dhje­torit”. Pavarë­sisht se ajo ka kry­er të njëjtën vepër penale në mënyrë të përsërit­ur, qën­dri­mi në burg ka zgjatur vetëm 3 ditë.

Burime jo zyrtare bëjnë me dije se prokuro­r­ia ka kërkuar eksper­tim të gjend­jes men­dore të të pan­de­hurës, e cila në rrethana ako­ma më të paqar­ta kishte arrit­ur të sig­uronte një kartelë mjekë­sore që vërte­tonte prob­lemet men­dore, në letër.

Kaq ka mjaf­tu­ar që Zika t’i shpë­to­jë edhe një herë burgut dhe të kthe­het edhe sër­ish në ter­ren, tek­sa me sig­uri ka nisur “gjuet­inë për prenë e rad­hës”. Sipas dësh­misë së punon­jësit të Exchange, Zika është shfaqur kre­jt nor­male në orët që ka qën­dru­ar në biznes.

Nga ana tjetër, ajo prej vitesh fto­hej në tele­vizionet tonë si eksperte e rekru­tim­it të punon­jësve, gjithash­tu pa shfaqur asnjë shen­jë se gjend­ja e saj men­dore është në kushtet e një njeriu me prob­leme psikike.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading