news

Zhduket një 14-vjeçar afgan nga një strehë për të mitur në Selanik, autoritetet nisin kërkimet


Zhduket një 14-vjeçar afgan nga një stre­hë për të mitur në Selanik, autoritetet nisin kërkimet


Autoritetet greke janë njof­tu­ar për zhduk­jen e një 14-vjeçari nga një stre­hë për të mitur të pashoqëru­ar në zonën e Oreokas­tros, në Selanik.

Sipas orga­ni­za­tës “Buzëqesh­ja e Fëmi­jës”, i mituri Abdul Wahab Kadri, me origjinë afgane, është larguar në orët e para të së martës, më 21 kor­rik, nga stre­ha ku po qën­dronte.

Orga­ni­za­ta ka bërë të ditur se është infor­muar men­jëherë për rastin dhe ka pub­likuar të dhë­nat e 14-vjeçar­it, pasi ekzis­to­jnë dyshime se mund të ketë rrethana që e vënë jetën e tij në rrezik.

I mituri për­shkruhet si rreth 1.60 metra i gjatë, me trup të dobët, flokë të zinj dhe sy kafe. Në momentin e zhduk­jes ai mbante veshur xhinse dhe një bluzë të zezë.

Poli­cia dhe orga­ni­za­ta “Buzëqesh­ja e Fëmi­jës” u kanë bërë thirrje qyte­tarëve që kanë infor­ma­cion për vend­ndod­hjen e tij të kon­tak­to­jnë men­jëherë autoritetet ose lin­jën SOS 1056 të orga­ni­za­tës.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading