news

Zjarr në një rrobaqepësi në Lezhë, flakët shkrumbojnë gjithë mallin, raportohet vetëm dëme materiale

Një biznes i vogël, rrobaqepësi, në bule­vardin “Gjergj Fish­ta” në Lezhë është përf­shirë nga flakët në rrethana ende të paqar­ta.

Men­jëherë pasi është kon­stat­u­ar tymi që dilte nga biz­ne­si, i cili ndod­het në katin përd­hes të një pal­lati 10-katësh, janë njof­tu­ar shër­bimet zjar­rfikëse dhe poli­cia, të cilat kanë mbër­rit­ur men­jëherë në vend­ng­jar­je.

Falë reagim­it të shpe­jtë dhe mbër­rit­jes në kohë të zjar­rfikësve, flakët janë izolu­ar men­jëherë, duke paran­dalu­ar përhap­jen e zjar­rit.

Si paso­jë janë evi­den­tu­ar vetëm dëme mate­ri­ale bren­da ambi­en­tit të biz­ne­sit.

Pas shuar­jes së flakëve, kanë nisur hetimet për të për­cak­tu­ar shkaqet që sol­lën rënien e zjar­rit në këtë biznes.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading