news

Zjarr pranë banesave në unazën jugore të Elbasanit, dëgjohen shpërthime të ngjashme me fishekë, flakët pranë banesave

Një zjarr ka rënë pas­diten e sotme në unazën jugore të qytetit të Elbasan­it, ku flakët kanë përf­shirë një sipër­faqe toke pranë disa bane­save dhe një njësie shër­bi­mi, duke shkak­tu­ar alarm te banorët e zonës.

Men­jëherë pas sin­jal­izim­it, në vend­ng­jar­je kanë mbër­rit­ur for­cat e Shër­bim­it Zjar­rfikës, të cilat kanë nisur punën për izolim­in dhe shuar­jen e flakëve, me qël­lim që zjar­ri të mos përhapej drejt bane­save dhe ambi­en­teve të biz­ne­sit aty pranë.

Sipas infor­ma­cion­eve nga ven­di i ngjar­jes, gjatë opera­cionit të shuar­jes janë dëgjuar disa pla­sura të ngjashme me fishekë, duke rrit­ur shqetësimin mes banorëve dhe efek­tivëve që po punon­in në ter­ren.

Ende nuk dihet me sak­tësi buri­mi i këtyre shpërthimeve, ndër­sa pritet që autoritetet të sqaro­jnë rrethanat pas për­fundim­it të ndërhyr­jes.

Falë reagim­it të shpe­jtë të zjar­rfikësve, flakët u vunë nën kon­troll, duke shman­gur përhap­jen e tyre drejt objek­teve të ban­uara dhe një­sisë së shër­bim­it.

Deri në këto momente nuk rapor­to­hen per­sona të lën­d­uar, ndër­sa po puno­het për për­cak­timin e shkakut të zjar­rit dhe vlerësimin e dëmeve mate­ri­ale.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading