news

E bujshme, funksionarët e qeverisë dalin në përgjime për pastrim parash, zbardhet biseda e një drejtuesi të rëndësishëm me trafikantët për transportin e 20 milionë eurove me targa CD

Përgjimet e shër­bimeve sekrete kanë nxjer­rë në dritë të dhë­na për një rrjet funk­sion­arësh shqip­tarë, të cilët dyshohet se kanë për­dorur mak­i­na diplo­matike për trans­portin e drogës dhe par­ave. Në qendër të infor­ma­cion­eve të dala nga përgjimet është një funk­sion­ar i lartë, i cili ka mba­j­tur poste të rëndë­sishme drejtuese në admin­is­tratën shtetërore. Sipas të dhë­nave, bëhet fjalë për një zyr­tar që ka ushtru­ar detyrën e sekre­tar­it të përgjithshëm në dy min­istri. Emri i tij ka dalë në përgjime tele­fonike në komu­nikime me një trafikant.

Nga bise­dat e përgjuara mëso­het se trafikan­ti ka komu­nikuar me funk­sion­ar­in dhe më pas i ka dorëzuar paratë në një garazh në Bruk­sel. Episo­di është pjesë e të dhë­nave që kanë zbu­lu­ar një skemë të dyshuar për lëviz­jen e shu­mave të mëd­ha finan­cia­re përmes mjeteve me tar­ga diplo­matike CD. Sipas infor­ma­cion­eve të dala, në këtë skemë për­mendet trans­porti i 20 mil­ionë eurove me mak­i­na diplo­matike, duke ngrit­ur dyshime për për­dorim­in e sta­tusit diplo­matik për lëviz­jen e par­ave jashtë kanaleve të zakon­shme.

Priv­i­leg­jet e tar­gave diplo­matike

Tar­gat diplo­matike mundë­so­jnë një sërë priv­i­leg­jesh, si kalim pa kon­troll në pikat kufitare, për­jash­tim nga tak­sat doganore , për të gjitha mall­rat që lid­hen me zyrën e kon­sul­lit të nder­it. 

Num­ri i autom­jeteve të impor­tu­ara ose të blera në vend nga misionet diplo­matike, duhet të jetë i arsyeshëm dhe në për­puth­je me nevo­jat e mision­it, por nuk duhet të kalo­jë asnjëherë stafit diplo­matik. Më pas autom­jetet pajisen me tar­ga CD ose TR jeshile.

She­fat e mision­eve diplo­matike mund të impor­to­jnë dy mak­i­na pa tak­sa doganore dhe tak­sa të tjera për për­dorim per­son­al, njëra prej të cilave jepet për bashkëshortin/e n dhe pajisen me tar­ga CD.

Ndërko­hë she­fat e agjen­cive të spe­cial­izuara të OKB-së në Shqipëri mund të impor­to­jnë në emër të tyre pa asnjë lloj takse një autom­jet për për­dorim per­son­al dhe një tjetër sht­esë, nëse janë të shoqëru­ar nga bashkëshorti/ja. Këtë priv­i­legj e gëzo­jnë edhe anë­tarët e për­faqë­sive diplo­matike.

Pajis­ja me tar­ga CD bëhet pas pajis­jes nga pro­tokol­li i shtetit me kartë iden­titeti të për­faqë­sisë diplo­matike, orga­ni­za­tës ndërkom­bëtare ose agjen­cive të spe­cial­izuara të OKB-së. Kon­su­jt e nder­it për qël­lime zyrtare për­dorin një autom­jet i cili pajiset me targë të zakon­shme kom­bëtare me një shen­jë dal­luese, ovale dhe në të djathtë ka sim­bo­let HÇ.

E njëj­ta pro­ce­durë ndiqet edhe për motoçik­le­tat për për­dorim per­son­al. Për pajis­jen me targë diplo­matike, agjencitë e spe­cial­izuara, misionet diplo­matike, ose agjencitë e spe­cial­izuara të OKB-së duhet të paraqesin kërkesën në min­istrinë e Punëve të Jashtme, ku duhet të shëno­jnë emrin e pronar­it, qël­lim­in, num­rin e sha­sisë, ngjyrën, si dhe një fotokop­je të vërte­tim-zhdo­ga­nim­it, të faturës së zhdo­ga­nim­it, të vërte­tim­it të hyr­jes së autom­jetit, të lëshuar nga dogana ku është zhdo­gan­uar, doku­mentin e hyr­jes, të lëshuar nga pika e kalim­it kufi­tar, dhe fotokop­jen e kartës së iden­titetit, në rastin kur autom­jeti është për për­dorim per­son­al.

Nota duhet të dër­go­het në pro­tokollin e shtetit. Pas kësaj, për­faqësia diplo­matike, orga­ni­zatat ndërkom­bëtare ose kon­su­jt e nder­it dorë­zo­jnë notën në Drej­tor­inë e Përgjithshme të Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor, e cila i pajis këto autom­jete me leje qarkul­li­mi dhe me targë CD, TR (jeshile) apo HÇ. Tar­gat CD, TR (jeshile) dhe HÇ nuk janë të trans­fer­ueshme, kur autom­jeti, që i mban ato, shitet ose ndryshon pronësi, në çfarë­dol­loj mënyre.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading