news

Granit Xhaka shënoi rekorde të reja në Botërorin 2026, brilant me një tregues

Botërori u mbyll dhe skuadrat pjesë­mar­rëse tani po bëjnë llog­a­r­itë e tyre pos-aktivitetit, duke dashur të nxjer­rin mësime ku bënë mirë e ku bënë keq. Natyr­isht, fitue­sit nuk gjyko­hen dhe Span­ja është kam­pi­one me mer­itë e Botës, por ëndr­rën e tit­ul­lit e patën shumë skuadra, përf­shi edhe Zvi­crën, e cila shkoi deri në çerek­fi­nale.

Gran­it Xha­ka dhe Upamekano e mbyl­lën Kupën e Botës 2026 si dy fut­bol­listët që e kthyen posed­imin më së shumti për skuadrat e tyre. Mbro­jtësi i Francës dhe mes­fushori i Zvi­crës regjistru­an nga 44 raste të rik­thim­it të posedim­it, duke ndarë vendin e parë në këtë sta­tis­tikë të turneut.

Gran­it Xha­ka ishte krye­sori që “hel­vetikët” arritën deri në çerek­fi­nale të Kupës së Botës. Kupa e Botës 2026 u fitua nga Span­ja, e cila në finale mposhti Argjentinën me rezul­tat 1:0 pas vazhdimeve. Golin vendim­tar e real­i­zoi Fer­ran Tor­res në min­utën e 106-të, duke i sig­u­ru­ar “La rojas” tit­ullin e dytë kam­pi­on bote.

Në ndesh­jen për vendin e tretë, Anglia tri­um­foi ndaj Francës me rezul­tat 6:4, duke e mbyl­lur turne­un në podi­um, ndër­sa Fran­ca u ren­dit e katër­ta. duke u kthy­er te Zvi­cra, duhet kuj­tu­ar se ajo u elimin­ua në çerek­fi­nale prej Argjentinës, pas 120 min­u­tash lojë, në një duel mjaft të disku­tu­ar, ku argjenti­n­a­sit patën edhe ndih­mën e arbi­trit për episode të cak­tu­ara në fushë. Të pak­tën këtë mendim kanë shu­mi­ca e anal­istëve që inter­pre­to­jnë këtë ndesh­je.

Xha­ka e bëri më të mirën e tij në fushë, i dha kre­nari për­faqë­sue­ses zvicer­ane dhe ai tani është një loj­tar his­torik te kjo skuadër.

Megjithëse 34 vjeç, ai gëzon for­më sportive të nivelit të lartë dhe mund të lua­jë pa prob­lem edhe një Botëror tjetër.

Ndaj ai mund të thye­jë reko­rde të tjera në Botëror në të ardhmen, gjith­monë nëse for­ma e tij sportive do të jetë në këto nivele.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading