news

Hijet e grupit të fuqishëm “Aruba” pas koncesionit të aksit Milot-Balldren, zbulohet emri i biznesmenit nën hetim, pjesë e kontratës 365 milionë euro, ja shumat marramendëse që ka marrë nga buxheti i shtetit, plasin akuzat

Min­is­tria e Infra­struk­turës ka njof­tu­ar nën­shkrim­in e kon­tratës kon­ce­sion­are për ndër­timin e aksit rru­gor Milot-Ball­dren, me kos­to fillestare 365 mil­ionë euro, por me një fitim të llog­a­r­it­ur 35-vjeçar për kom­pan­itë fituese në rreth 1 mil­iard euro.

Pro­ce­du­ra, më e shtren­j­ta deri më tani në fushën e infra­struk­turës rru­gore, u shpall në gusht të vitit 2025, kur Min­is­tria e Infra­struk­turës drej­to­hej nga Belin­da Bal­luku, tash­më e akuzuar për shkel­je të barazisë në ten­dera.

Nënkryetari i Par­tisë Demokratike, Belind Kël­liçi, kërkoi dje anulim­in e men­jëher­shëm të kësaj pro­ce­dure, duke u shpre­hur se në kon­sor­ci­u­min fitues bën pjesë kom­pa­nia “Erald‑G”, në pronësi të Gëz­im Ismailit, i për­men­dur në dos­jen het­i­more të SPAK për grupin “Aru­ba”.

Në një kon­fer­encë për medi­at, Kël­liçi tha se është e papranueshme që kom­pani të lid­hu­ra, sipas tij, me per­sona nën het­im të për­fi­to­jnë kon­tra­ta pub­like me vlera të lar­ta. Ai i bëri thirrje SPAK të het­o­jë rastin dhe të ven­dosë nën sekue­stro kom­pan­inë në fjalë.

Akuzat

“Kon­tra­ta konçe­sion­are 35 vjeçare për aksin Milot-Ball­dren, me vlerë 365 mil­ionë euro, kos­to fillestare, e thek­so­jmë fillestare, pasi siç kemi parë kaq herë, kos­tot fry­hen gjatë rrugës, dhe me një fitim të garan­tu­ar rreth 1 mil­iardë euro, i është dorëzuar një kon­sor­ci­u­mi biz­ne­se­sh, ku prin kom­pa­nia e Pël­lumb Salil­lar­it dhe ku mes kom­panive të tjera bën pjesë dhe kom­pa­nia ‘Erald‑G’, nën pronës­inë e Gëz­im Ismailit, një prej kum­barëve të qev­erisë në takimin famëzi të Arubës.  Ky indi­vid, sipas dos­jes het­i­more të SPAK, po het­o­het si një prej lava­triçeve të pastrim­it të par­ave të një prej klan­eve të trafikut të kokainës nga Ameri­ka Latine drejt Europës.

Në dos­jen e SPAK, rezul­ton se Ismaili është kunati i Luçiano Koçekut, njërit prej ekspo­nen­tëve të grupit ‘Aru­ba’, dhe ka shër­by­er si fasadë përmes së cilës paratë e krim­it janë inte­gru­ar në pro­jek­te ndër­ti­more, përf­shirë legal­iz­imin e mil­iona eurove.  Fak­tet flasin vetë. Më 10 qer­shor 2026, Gjyka­ta e Posaçme cak­toi masa sig­uri­mi për 19 per­sona të të ash­tuqua­j­tu­rit ‘Grupi i Aruba‑s’, i dyshuar për trafik narkotikësh dhe pastrim parash përmes inves­timeve në Shqipëri.

Mes tyre është edhe Gëz­im Ismaili, pronari i ‘Erald‑G’, ortaku i të cilit është në arrest shtëpie për ‘pastrim të pro­duk­teve të veprës penale’ dhe ‘grup i struk­tu­ru­ar krim­i­nal’.  Por ajo që SPAK vijon të fshe­hë është fak­ti se kjo kom­pani është shpal­lur fituese në të pak­tën 217 pro­ce­du­ra ten­deruese dhe vetëm në 6 vitet e fun­dit, ka për­fi­tu­ar mbi 6 mil­ionë euro para nga bux­heti i shtetit.

Kjo kom­pani jo vetëm që nuk është vënë nën sekue­stro nga SPAK, por gjen­det sot në kon­sor­ci­u­min fitues të ten­der­it më të shtren­jtë në his­tor­inë e infra­struk­turës rru­gore shqiptare, pro­ce­durë që ka nisur që në gusht 2025, nën drej­timin e Belin­da Bal­lukut, tash­më e akuzuar për shkel­je të barazisë në ten­dera dhe kor­rup­sion. 

Pyet­ja që lind është fare e thjeshtë. Si është e mundur që nën hundën dhe sytë e SPAK, gjatë kohës që këto kom­pani të lid­hu­ra me krim­in e orga­nizuar janë nën het­im nga SPAK, për­fi­to­jnë kon­tra­ta me vlera qin­dra mil­ionë euro nga fondet pub­like?!

Par­tia Demokratike kërkon ANULLIMIN e men­jëher­shëm të kësaj pro­ce­dure, pasi paratë e shqip­tarëve nuk mund të për­doren për të pas­tru­ar paratë e drogës dhe krim­it të orga­nizuar, nga Ekuadori deri në Aru­ba. I bëjmë thirrje SPAK të vërë nën sekue­stro të men­jëher­shme këtë kom­pani si dhe të het­o­jë qin­dra ten­dera të për­fi­tu­ar prej saj, që nga dita e ard­hjes së “Rilind­jes” në pushtet.

Sa për Edi Ramën; koha jote ka mbaru­ar. Ti je sot i kapur mat duke nxjer­rë paratë që u ke vjed­hur qyte­tarëve më të var­fër në Europë jashtë Shqipërie përmes famil­jarëve të tu, dhe nuk do të vazh­dosh të për­dorësh paratë e shqip­tarëve, për të pas­tru­ar paratë e karteleve më famëke­qe në botë.

As drejtësia që ti kon­trol­lon dhe as medi­at e paguara prej teje, nuk të dalin dot më për zot. Fati yt tash­më tash­më është shkru­ar.

Ti, së bashku me ortakët e tu të krim­it të orga­nizuar duhet të largo­heni dhe t’i hap­ni rrugën një qev­er­ie kujdestare, siç kërkon edhe protes­ta qytetare, që prej 50 ditësh ka mbushur Bule­vardin krye­sor të Tiranës.

Vetëm dorëhe­q­ja ose largi­mi i Edi Ramës i kthen inves­timet pub­like në duart e qyte­tarëve dhe Shqipërinë në rrugën drejt inte­grim­it europi­an, me stan­darde e refor­ma të vërte­ta”, u shpreh Kël­liçi.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading