news

Sarandiotët paguajnë faturat, por s’kanë ujë: Blejnë autobote për të mbijetuar

Banorët e lag­jes “Kodër” në Sarandë denon­co­jnë se prej kohësh për­ballen me mungesë të vazh­dueshme të furnizim­it me ujë, ndër­sa thonë se, pavarë­sisht anke­save të përsërit­u­ra, nuk kanë mar­rë asnjë zgjid­hje nga insti­tu­cionet përgjegjëse.

Sipas një qytetare­je që iu drej­tua redak­sisë, sit­u­a­ta është bërë e papër­bal­lueshme dhe po përsëritet vazhdimisht, duke i detyru­ar banorët të gje­jnë zgjid­hje me for­cat e tyre.

“Jemi banorë të lag­jes ‘Kodër’ në Sarandë dhe jemi pa ujë. Nuk dimë më si do të zgjid­het ky hall. Është e pamundur të jeto­jmë në këto kushte. Askush nuk na jep zgjid­hje dhe askush nuk përgjig­jet”, shpre­het qyte­tar­ja.

Ajo tre­gon se banorët e pal­latit kanë kon­tribuar finan­cia­r­isht për të sig­u­ru­ar depozi­ta dhe pom­pa uji, në mënyrë që të furni­zo­hen sa herë që rrjeti ndër­pret furniz­imin.

Për më tepër, ata dety­ro­hen të ble­jnë edhe auto­bote me ujë, ndërko­hë që vijo­jnë të pagua­jnë rreg­ull­isht fat­u­rat e ujës­jel­lësit.

“Me ini­cia­tivën tonë kemi blerë depozi­ta dhe pom­pa, ndër­sa sa herë mbete­mi pa ujë, pagua­jmë nga xhepi një bot me ujë. Ndërko­hë, faturën e ujit jemi të detyru­ar ta pagua­jmë. Kjo nuk është as e drejtë dhe as nor­male”, thotë ajo.

Sipas banorëve, uji që sig­uro­het me auto­bot nuk është i pijshëm dhe mund të për­doret vetëm për nevo­ja higjieno-san­itare. Ata shto­jnë se, pasi qën­dron disa ditë në depozi­ta, uji fil­lon të kri­jo­jë myk, duke ngrit­ur shqetësime edhe për sig­ur­inë e tij.

Banorët i bëjnë thirrje insti­tu­cion­eve përgjegjëse që të ndërhyjnë sa më parë për të garan­tu­ar furniz­im të rreg­ullt me ujë dhe për t’i dhënë fund një prob­lematike që, sipas tyre, është kthy­er në një shqetësim të përdit­shëm.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading