news

Stuhia/ Pa energji zona në Vlorë, Fier, Sarandë e Librazhd, Patosi mbetet pa ujë

Edhe pse sit­u­a­ta është për­mirë­suar në pjesën më të mad­he të ven­dit pas stuhisë së mbrëm­jes së djeshme, prob­lemati­ka vijo­jnë të evi­den­to­hen në disa zona.

Munge­sa e energjisë elek­trike vazh­don të prekë pjesë të Vlorës, Fier­it, Sarandës dhe Librazhdit, ndër­sa Patosi mbetet pa furniz­im me ujë për shkak të ndër­pre­rjes së energjisë në sta­cionin e pom­pim­it të Vari­bo­pit. Në Portin e Dur­rësit era e fortë rrë­zoi disa kon­te­jn­erë bosh.

Min­is­tria e Infra­struk­turës bën me dije se gru­pet e punës mbeten në ter­ren për nor­mal­iz­imin e plotë të sit­u­atës.

RAPORT MBI SITUATEN E KRIJUAR DHE MASAT E MARRA PË TË PËRBALLUAR MOTIN E KEQ GJATË MBRËMJES DHE ORËT E PARA TË MËNGJESIT

Mbrëm­jen e djeshme, disa zona të ven­dit u përf­sh­inë nga moti i keq, me resh­je inten­sive shiu, të shoqëru­ara me erë të fuqishme, të cilat shkak­tu­an disa prob­lemati­ka. Gru­pet e punës, nën varës­inë e Min­istrisë së Infra­struk­turës dhe Energjisë, kanë qenë në ter­ren që në momentet e para, duke ndërhyrë për nor­mal­iz­imin e sit­u­atës.

AKSET RRUGORE

Ekipet e Autoritetit Rru­gor Shqip­tar kanë mon­i­toru­ar vazhdimisht sit­u­atën në ter­ren, duke bërë pastrim­in nga rënia e gurëve apo mate­ri­aleve.

Akset kom­bëtare kanë qenë të kalueshme pa prob­lemati­ka dhe qarkul­li­mi ka vijuar nor­mal­isht.

ARRSH është në gatish­mëri dhe mon­i­toron në mënyrë të vazh­dueshme gjend­jen e rrugëve.

FURNIZIMI ME ENERGJI ELEKTRIKE

Aktu­al­isht, në rang ven­di janë 21 fidera jashtë pune, ku ndër rajonet e preku­ra janë Vlo­ra, Fieri, Saran­da dhe Librazh­di.

Në orët e para të mëng­je­sit është ven­do­sur në punë Nst i Livad­h­jasë dhe është rik­thy­er energjia në disa zona.

OSSH ka angazhuar mbi 1,000 punon­jës në ter­ren për nor­mal­iz­imin e sit­u­atës së furnizim­it me energji elek­trike.

RRJETI I TRANSMETIMIT

Aktu­al­isht, të gjitha lin­jat 400 kV, 220 kV dhe 110 kV janë në oper­im nor­mal.

KASKADA E DRINIT

Sit­u­a­ta në bas­enin e lumit Drin paraqitet e qetë dhe pa prob­lemati­ka.

FURNIZIMI ME UJË

Sarandë

Sit­u­a­ta në Sta­cionin e Pom­pim­it të Ujit të Ndo­tur (SPUN) në Sarandë është rik­thy­er në nor­malitet. Gjithash­tu, edhe SPUN në Ksamil është rik­thy­er në funk­sion­im nor­mal.

Rrugët e bllokuara në Sta­cionin e Pom­pim­it të Ujit të Pijshëm janë zhbllokuar dhe aktu­al­isht po vijon puna për largimin e pemëve të rrëzuara në ITUN.

Dur­rës

Si paso­jë e kushteve të pafa­vor­shme atmos­ferike, janë evi­den­tu­ar prob­lemati­ka të përkohshme në sta­cionet e pom­pim­it në Fushë Kru­jë dhe Çer­më.

Në sta­cionin e pom­pim­it Çer­më, një elek­tropom­pë pësoi avari. Ekipet teknike ndërhynë men­jëherë dhe, bren­da pak orësh, defek­ti u riparua, duke e rik­thy­er elek­tropom­pën në funk­sion nor­mal.

Fier

Rreth orës 02:00 është riparu­ar defek­ti në sta­cionin e Kafara­jt, duke mundë­suar rik­thimin e furnizim­it nor­mal me ujë për qytetin e Fier­it.

Në sta­cionin e Vari­bo­pit vijon të mungo­jë furniz­i­mi me energji elek­trike. Si paso­jë, qyteti i Patosit mbetet pa furniz­im me ujë. Po puno­het për rik­thimin e energjisë elek­trike.

Shoqëritë e tjera nuk kanë pasur asnjë prob­lem. Sit­u­a­ta është në kon­troll.

PORTET DHE AEROPORTI

Aero­por­ti i Tiranës

Sit­u­a­ta në Aero­portin e Tiranës ka qenë krye­sisht e qetë, me disa fenomene mete­o­rologjike të veçuara, të cilat kanë shkak­tu­ar disa vone­sa të lehta në trafikun në ardhje.Porti i Dur­rësit

Si paso­jë e stuhisë, në Ter­mi­nalin e Kon­te­jn­erëve janë rrëzuar disa kon­te­jn­erë bosh, 8 prej të cilëve kanë pësuar dëm­time më të kon­siderueshme.

Aktu­al­isht po vijon koor­dini­mi me kom­pan­itë përkatëse për vlerësimin e plotë të sit­u­atës dhe të dëmeve.

Në sek­torët e tjerë të Por­tit të Dur­rësit, aktiviteti vijon nor­mal­isht.

Në Portin e Sarandës sit­u­a­ta para­diten e sotme paraqitet e qetë. Lin­ja me Kor­fuzin vijon nor­mal­isht.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading