news

‘Zgjedhorja’/ PD refuzon seancën dëgjimore me nëndrejtorin e Policisë Bizhga, shtyhet mbledhja

Sean­ca dëgji­more e Komi­sion­it të Posaçëm për Refor­mën Zgjed­hore me Policinë e Shtetit u shty pas debat­eve mes opoz­itës dhe mazho­rancës për mungesën e Drej­torit të Përgjithshëm të Poli­cisë, Skën­der Hita. Në vend të tij, për rapor­tim ishte deleguar zv.drejtori i Përgjithshëm, Sokol Bizh­ga, një vendim që u kundër­sh­tua nga deputetët e opoz­itës.

Oerd Bylyk­bashi: Sot këtu duhej të ishte drej­tori i Përgjithshëm. Këtu duhej të ishte drej­tori i Përgjithshëm, nuk ka asgjë më të rëndë­sishme se Kuven­di. Nuk është e pranueshme të mos vijë në një seancë dëgji­more me komi­sion­in e Refor­mës Zgjed­hore. Nuk është seancë dëgji­more e zakon­shme, përveçse do nën­vi­zo­jmë prob­lemet, duhet të kup­to­jmë se ku duhet të ndërhyjmë për të kri­juar një kornizë ligjore që poli­cia edhe të jetë e mbro­j­tur nga abuz­i­mi, por edhe të bëjë detyrën për të mbro­j­tur zgjed­hësit nga abuz­i­mi.

Gent Straz­imiri: Nuk më duket nga ato raste ku drej­tori i poli­cisë mund ta dele­go­jë prezencën e tij, ne kemi thirrur insti­tu­cionin, nuk besoj se zv.drejtori është per­soni i duhur për t’iu përgjigjur intere­sit të komi­sion­it. Nuk është sem­i­nar, kemi për të disku­tu­ar gjëra shumë më thel­bë­sore. Ta qua­jmë sem­i­nar rolin e Poli­cisë në zgjed­hje. Drej­tori i Përgjithshëm i poli­cisë së bashku me stafin duhej të ishte këtu prezent.

Demokratët argu­men­tu­an se në sean­cat e mëparshme dëgji­more në komi­sion kanë rapor­tu­ar vetë Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela dhe kreu i SPAK-ut, Klo­di­an Bra­ho. Ndaj kërkuan që i njëjti stan­dard të zba­to­hej edhe për Policinë e Shtetit. Sipas tyre, munge­sa e kreut të poli­cisë për­bën mungesë respek­ti ndaj Kuven­dit dhe zhvlerë­son punën e komi­sion­it.

Bylyk­bashi: Kemi patur dy sean­ca të tjera, një me Prokuror­inë e Përgjithshme dhe me SPAK dhe kemi pasur nivelin më të lartë të për­faqësim­it, qoftë prokuror­in e Përgjithshëm, qoftë kre­un e SPAK.

Vok­shi: Ka ard­hur prokurori i përgjithshëm me të gjithë prokurorët e tjerë. Nëse juve keni ekspe­ri­encën, nuk e vënë në dyshim, të kishte ard­hur drej­tori i përgjithshëm i poli­cisë dhe ju të ishit aty në krah. Duhet të vijnë krerët. Nëse ai është i pa i pazoti që të për­bal­let në një komi­sion par­la­men­tar, atëherë ta heqin atë, t’iu vënë juve dhe haj­deni juve në emër të Poli­cisë së Shtetit, sepse ne kemi kërkuar krerët.

Vetë Bizh­ga u shpreh se është ai per­soni që ka drej­tu­ar punën e Poli­cisë së Shtetit gjatë pro­ce­sit zgjed­hor të vitit 2025.

Bizh­ga: Zv.drejtori i përgjithshëm për çdo rast ka ndjekur gjith­monë aktivitetet zgjed­hore dhe në rastin në fjalë drej­tori i përgjithshëm ishte drej­tor në një qark, në një provincë, kurse unë kam qenë përgjegjësi për pro­cesin zgjed­hor të vitit 2025.

Unë kam dalë ofi­cer në vitin ‘90, në një kor­rik të vitin ‘90 dhe gjatë gjithë kësaj peri­ud­he nuk kam qenë ndon­jëherë i shkëputur dhe kam qenë pjesë e ndryshimeve të mëd­ha që ka bërë poli­cia, shoqëria në tërësi dhe Poli­cia e Shtetit lid­hur me pro­ce­set zgjed­hore.

Bashkëkryetari social­ist i komi­sion­it, Dami­an Gjiknuri pra­noi se do të ishte më mirë që në seancë të ishte i pran­ishëm drej­tori i Poli­cisë, por thek­soi se qël­li­mi i komi­sion­it nuk është het­i­mi i rasteve konkrete, refer­u­ar den­incimeve të Vok­shit për ban­dat në zgjed­hje.

“Këtu kanë ard­hur drejtue­sit e insti­tu­cion­eve sa herë i kemi thirrur. Zv.drejtori është një drejtues që ka kohë në atë insti­tu­cion dhe nuk besoj se nuk ka njo­huri. Ai s’ka detyrim për të rapor­tu­ar këtu.

Këtu nuk është sem­i­nar, por ne jemi të mar­rim e mendime. Si të jetë drej­tori si të mos jetë, për mua s’ka rëndësi. Pat­jetër për rolin e kuven­dit mirë do ishte drej­tori i përgjithshëm. Për qël­lim­in që ka kjo tryezë edhe pra­nia e një njeriu që është mar­rë direkt me zgjed­hje se sa një drej­tor që ka 3 muaj që është vënë dhe në hier­ark­inë e vendim­mar­rjes ka qenë poshtë Bizhgës, men­doj se është e pranueshme.

Nuk kemi rol këtu të bëjnë komi­sion het­i­mor. Nuk po ver­i­fikoj ngjar­je unë këtu. Në qoftë se ka çësht­je per­son­ale prob­leme në fushatë, ato o do të drej­to­hen në rrugë penale ose po të ishte një komi­sion het­i­mor.

Pat­jetër që për gjithë ekspe­ri­en­cat tua­ja neg­a­tive zgjed­hore ne do flasim këtu për­sa i për­ket detyrës së poli­cisë së shtetit, por këtu ne jemi që të mar­rim një mendim për gjërat, si funk­sionon, çfarë nuk ka shkuar mirë. Këtë gjë mund ta bëj dhe në drej­tori. Jam dako­rd me ty që e mira të ishe drej­tor i përgjithshëm”, tha Gjiknuri.

Në fund, opozi­ta dhe mazho­ran­ca ranë dako­rd që të shtyjnë mbled­hjen me qël­lim që në senacën dëgji­more të ardhshme të jetë vetë Hita, si edhe për fak­tin se mungonte edhe drej­tori i Përgjithshëm i Agjen­cisë së Intelig­jencës Finan­cia­re.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading