news

“Asnjë qeveri nuk është…”/ Mesazh nga Diaspora në protestën e 54‑t: Shqiptarët e Australisë nuk ju lënë vetëm

Një për­faqë­sues i komu­nitetit shqip­tar në Aus­tral­inë Perëndi­more mori fjalën gjatë protestës së 54‑t kundër kryem­i­nistrit Edi Rama, duke për­c­jel­lë një mesazh mbështet­je­je nga dias­po­ra shqiptare.

Ai u prezan­tua si pres­i­dent i komu­nitetit shqip­tar në Aus­tral­inë Perëndi­more dhe tha se kishte ard­hur në Shqipëri për të shpre­hur sol­i­daritetin e bashkat­d­hetarëve që jeto­jnë jashtë vendit.“Jam pres­i­den­ti i komu­nitetit shqip­tar në Aus­tral­inë Perëndi­more.

Kam ard­hur me një mesazh nga shqip­tarët e Aus­tral­isë: nuk jeni vetëm. Mbësht­es­im çdo shqip­tar që lufton për të drej­ta, liri dhe për një atd­he më të mirë. Pavarë­sisht se ku jeto­jmë, ne jemi një gjak.

Kur Shqipëria na thër­ret, çdo shqip­tar duhet t’i përgjig­jet”, u shpreh ai.Në fjalën e tij, ai deklaroi se kor­rup­sioni dhe padrejtësia kanë detyru­ar shumë shqip­tarë të largo­hen nga ven­di, ndër­sa thek­soi se Shqipëria meri­ton, sipas tij, një qev­eri që punon në interes të qyte­tarëve.

“Kor­rup­sioni dhe padrejtësia e pushtetit na morën shpre­sat. Nuk u larguam nga ven­di sepse don­im. Shqipëria meri­ton një qev­eri që punon për pop­ullin. Asnjë qev­eri nuk është më e fortë se një pop­ull i bashkuar”, deklaroi ai.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading