news

Zbardhet raporti i PS për Reformën Territoriale, bashkohen bashkitë, qeveria merr kompetenca të reja, ja detajet

Është zbard­hur doku­men­ti i plotë i rapor­tit të Par­tisë Social­iste për Refor­mën Ter­ri­to­ri­ale. Social­istët kanë prezan­tu­ar katër opsionet për refor­mën e re, të cilët syn­o­jnë rior­ga­niz­imin e qev­eris­jes ven­dore dhe rrit­jen e efik­a­sitetit të bashkive. Sipas doku­men­tit, vari­antet ndrysho­jnë si për mënyrën e orga­nizim­it ter­ri­to­r­i­al, ash­tu edhe për shpërn­dar­jen e funk­sion­eve mes pushtetit ven­dor dhe atij qen­dror.

Katër opsionet e prezan­tu­ar nga PS për Refor­mën Ter­ri­to­ri­ale:

Vari­anti 1: Ruhet har­ta aktuale, ndër­sa funk­sionet më të avan­cuara u kalo­jnë bashkive me më shumë kapacitete ose real­i­zo­hen përmes bashkëpunim­it ndër­bashki­ak.

Vari­anti 2: Bashk­itë bashko­hen në njësi më të mëd­ha, që të gjitha të kenë kapacitet për të ushtru­ar të gjitha funk­sionet ligjore.

Vari­anti 3: Parashikon bashkime të moderu­ara të bashkive dhe kalim­in e disa funk­sion­eve te qev­e­ria qen­drore ose struk­tu­rat ndër­bashki­ake.

Vari­anti 4: Bashk­itë foku­so­hen vetëm te shër­bimet bazë, ndër­sa funk­sionet e tjera kalo­jnë te nivele të tjera të qev­eris­jes qen­drore. Katër ske­narët do të shër­be­jnë si bazë disku­ti­mi në pro­cesin e Refor­mës Ter­ri­to­ri­ale, përmes së cilës syn­o­het rrit­ja e kapaciteteve të qev­eris­jes ven­dore dhe për­mirësi­mi i ofrim­it të shër­bimeve për qyte­tarët. “Mbi këtë bazë, Rishiki­mi Funk­sion­al i paraqi­ti Komi­sion­it katër ske­narë strategjikë, të cilët nuk janë reko­mandime, por opsione anal­i­tike që ilus­tro­jnë mënyra të ndryshme të har­mo­nizim­it përgjegjësi–kapacitet:

Deta­je

Vari­anti 1: Decen­tral­iz­im asimetrik. Har­ta ter­ri­to­ri­ale ruhet e pandryshuar, ndër­sa përgjegjësitë funk­sion­ale difer­en­co­hen sipas kapacitetit të demon­stru­ar: funk­sionet bazë u mbeten të gjitha bashkive, ndër­sa funk­sionet më kërkuese u ngarko­hen vetëm një­sive me kapacitet të mjaftueshëm ose ushtro­hen përmes qev­eris­jes së për­bashkët. Avan­tazhi krye­sor është shman­gia e kos­tove të një riku­fiz­i­mi; sfi­da është ndër­liki­mi i kuadrit ligjor e insti­tu­cional dhe tra­di­ta e kufizuar e bashkëpunim­it ndër­bashki­ak, që mund të kërko­jë një niv­el sht­esë qev­eris­je­je.

Vari­anti 2: Bashkime të mëd­ha. Kon­so­lidim ter­ri­to­r­i­al gjithëpërf­shirës, me objek­tivin që çdo bash­ki e re të ketë kapacitet të mjaftueshëm insti­tu­cional për të ushtru­ar të 41 funk­sionet e Ligjit nr. 139/2015, me mundësi edhe për decen­tral­iz­im të funk­sion­eve të mëte­jshme. Avan­tazhi është barazia funk­sion­ale e plotë e një­sive; sfi­dat janë vështirësia për të ndër­tu­ar njësi të nivelit A në disa rajone, respek­ti­mi më i kufizuar i parim­it të sub­sidiaritetit dhe rreziku që diver­siteti kul­tur­or të mar­rë më pak vëmend­je.

Vari­anti 3: Bashkime të mesme dhe rialokim i funk­sion­eve plotë­suese. Kon­so­lidim i moderu­ar: bashkimet përqen­dro­hen te njësitë me kapacitet të kufizuar, në mënyrë që çdo bash­ki të ushtro­jë me sig­uri funk­sionet bazë dhe të zgjeru­ara, ndër­sa funk­sionet e spe­cial­izuara plotë­suese rialoko­het te qev­e­ria qen­drore, bashkëpuni­mi ndër­bashki­ak ose niveli i dytë ven­dor. Avan­tazhi është rapor­ti më i mirë kosto–përfitim i ndërhyr­jes; sfi­dat janë rreziku i ricen­tral­izim­it të disa funk­sion­eve dhe, sër­ish, nevo­ja e mund­shme për një niv­el sht­esë qev­eris­je­je.

Vari­anti 4: Bash­ki të përqen­dru­ara në funk­sionet bazë. Ristruk­turim më rrën­jë­sor I përgjegjë­sive: bashk­itë, përf­shirë mundës­inë e një­sive më të vogla, përqen­dro­hen te funk­sionet bazë, ndër­sa funk­sionet plotë­suese dhe një pjesë e të zgjeru­ar­ave rialoko­het te rreg­ul­lime të tjera qev­eris­je­je.

Avan­tazhi është për­puth­ja më e mirë me parim­in e sub­sidiaritetit; sfi­dat janë vështirësia prak­tike e ndar­jes së një­sive dhe poten­ciali i kufizuar për decen­tral­iz­im të mëte­jshëm”, thuhet në raport. Sean­ca pritej të ishte mara­tonë pasi ishte parashikuar me një rend të ngjeshur dite, por nuk arri­ti as në disku­time.

Megjithatë pas 5 orësh debat pa u futur në asnjë moment në rendin e ditës, 7 pro­jek­tre­zo­lu­ta të insti­tu­cion­eve kushtetuese, 2 akte nor­ma­tive dhe 15 pro­jek­tlig­je u votu­an nga mazho­ran­ca mes kaosit dhe thirrjeve të opoz­itës në foltore për dorëhe­q­jen e kryem­i­nistrit Rama.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading