news

Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë

I ftu­ar në “Now me Erla Mëhillin”, kreu i LZHK-së, Dashamir She­hi, deklaroi se mbështet prote­s­tat dhe protestue­sit, duke i cilë­suar ata si “rin­inë e Shqipërisë” dhe pjesë të ori­en­tim­it evropi­an të ven­dit.

She­hi tha se do të vijo­jë të mbësht­esë protestue­sit, edhe pse, sipas tij, mes tyre mund të ketë per­sona me ide të ndryshme nga të tijat.

“Unë i kam mbështe­tur protestue­sit dhe do të vazh­doj t’i mbësht­es. Aty mund të ketë edhe ekstrem­istë dhe njerëz kundër ideve të mia, por unë ju kam thënë gjith­monë:

Çuna, ju duhet të mer­rni një fla­mur të madh të Evropës, sepse ju jeni Evropa. Evropa janë këta, rinia e Shqipërisë. Ju jeni Perëndi­mi”, tha She­hi.

Duke folur për inves­timet e hua­ja në Shqipëri, She­hi u shpreh se do të prefer­onte që ato të vinin nga vende evropi­ane si Gjer­ma­nia, Aus­tria apo Holan­da, duke e lid­hur këtë me des­ti­na­cionet ku, sipas tij, kanë emi­gru­ar shumë shqip­tarë.

“Do të doja që këto inves­time të ishin gjer­mane, aus­tri­ake, holan­deze, të ishin andej nga kemi çuar kala­ma­jtë tanë. Paratë duhet të vijnë nga Perëndi­mi, jo atje ku çojnë depoz­i­tat këto në Gjirin Per­sik e Dubai”, deklaroi ai.

Në për­fundim, She­hi tha se qën­drimet e tij i shpreh për t’u dëgjuar nga qytetarët.“Kush do të më dëgjo­jë, të më dëgjo­jë, kush s’do, s’do. Unë flas që të më dëgjo­jnë qyte­tarët. Këtë ide kam”, u shpreh kreu i LZHK-së.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading