showbiz

200 mijë kristale dhe 120 orë punë/ DETAJI që e bëri Shakirën yllin e finales së Kupës së Botës (FOTO)

Me 200 mijë kristale që reflek­tonin dri­tat e sta­di­u­mit dhe një kri­jim unik cou­ture të diza­jnuar posaçër­isht për të, Shaki­ra la gjur­mën e saj në spek­tak­lin e pjesës së parë të finales së Kupës së Botës.

Këngë­tar­ja e famshme u ngjit të dielën, më 19 kor­rik, në skenën e sta­di­u­mit në Nju Jork, duke mah­ni­tur pub­likun me një vesh­je të veçan­të nga shtëpia e mod­ës Rober­to Cav­al­li. Kri­ji­mi i per­son­al­izuar, i real­izuar nga drej­tori artis­tik Faus­to Puglisi, kërkoi më shumë se dy javë punë për t’u për­fun­d­uar.

Vesh­ja përm­bante mbi 200 mijë kristale Swarovs­ki dhe rreth 120 orë punë arti­zanale. Ajo për­bëhej nga një tru­pore e mbu­lu­ar me kristale dhe një fund spek­tako­lar me thekë, në nuan­ca të verd­ha dhe rozë.

Diza­jni u bazua në mod­elin e kri­juar posaçër­isht “Ray of Sun­set”, një ref­er­encë ndaj kri­jim­it ikonë “Ray of Gold” të shtëpisë Rober­to Cav­al­li.

Në skenë me Shakirën u bashkuan edhe 34 kërcim­tarët e saj, të cilët kishin vesh­je të frymëzuara nga look‑u i këngëtares, me të njëj­tat tone të ngjyrave të perëndim­it të diel­lit.

Shaki­ra per­for­moi në skenën e sta­di­u­mit New York New Jer­sey në East Ruther­ford, New Jer­sey, së bashku me Bur­na Boy, ku inter­pre­t­u­an këngën “Dai Dai”, pje­sa zyrtare muziko­re e Kupës së Botës 2026.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading