news

Hotelet po hanë bregdetin, inertet po ndotin detin, mali i Iliasit po zhduket/ Gjoka, Gjikuria, Kollçaku dhe Bego, 5 kompanitë e betonit që po masakrojnë Jugun

Gjo­ka, Gjikuria, Kol­lçaku, Qen­dro dhe Bega po betoni­zo­jnë Palasën, Dri­mad­hën dhe Dhër­mi­un me resorte, po gër­rye­jnë 137 hek­tarë mal në Ilias dhe po hed­hin inertet në det, ndër­sa IKMT i “ndëshkon” me 6 gjo­ba qesharake prej 500 mijë lekësh të vje­tra

Nëse dikush do të hap­te dos­jet e shkatër­rim­it mjedis­or në jug, do të zbu­lonte se të njëj­tat fal­si­fikime si në Zvërnec i ka bërë dhe Lenc Gjikuria, miku dhe mas­ka e oli­garkëve në gra­bit­jen e maleve dhe shkatër­rim­in e trashëgimisë kul­tur­ore.

Prej 6 vitesh, në arki­vat e IKMT-së dhe Policinë e Shtetit, është një dos­je me objekt shkatër­rim­in e 137 hek­tarë pyjeve në malin e Ili­a­sit-Dhër­mi, të kry­era nga Lenc Gjikuria me leje të fal­si­fikuara dhe 6 gjo­ba qesharake që i kanë kush­tu­ar më pak se një aparta­ment në Tiranë.

Për ligjërim­in e gra­bit­jes së këtyre tokave mal­ore, Lenc Gjikuria bashkëpunoi me IKMT, i cili gjatë viteve 2020–2026 gjo­biti me shu­ma tal­lëse 5 kom­pan­itë e mëd­ha, mes tyre Gjo­ka Kon­struk­sion e Rrok Gjokes, Anchor Beton i Ard Kol­lçakut, Eral Con­struc­tion i Gramoz dhe Ervin Qen­dros dhe Beton Express e Mond Begos, të cilat po i hed­hin inertet në detin e Palasës, Dri­mad­hës dhe Dhër­mi­ut.

Por ndër të gjithë këta, Ard Kol­lçaku zë një vend të veçan­të në këtë rrjet shkatër­ri­mi. I njo­hur në qar­qet e ndër­tim­it si “lava­triçe” e trafikan­tëve, Kol­lçaku ka ndër­tu­ar peran­dor­inë e tij të betonit mbi një his­tori të dyshimtë lid­hjesh me per­sona të het­u­ar për trafik droge dhe pastrim parash. Përmes “Anchor Beton”, ai jo vetëm që po betoni­zon bregdetin e Jugut, por sipas SPAK, ka shër­by­er si mekanizëm legal­iz­i­mi për kap­i­tal­in e pistë që vjen nga treg­jet e errë­ta. Ndër­sa IKMT e gjo­bit me shu­ma qesharake, Kol­lçaku vazh­don të zgjero­jë aktivitetin, duke e ditur mirë se gjo­bat janë thjesht çmi­mi i një leje të pashkru­ar për të vazh­d­uar.

Men­jëherë pas hap­jes së sezonit tur­is­tik, IKMT fil­loi të gjo­biste me vlera tal­lëse këto kom­pani për të treguar se “punon”, por në fakt i la të vazh­donin pa asnjë ndal­im, me mar­rëvesh­jen që Lenc Gjikuria të gër­ryente malin e Ili­a­sit deri te kishat shekul­lore dhe Ard Kol­lçaku të vazh­donte të pas­tronte paratë e trafikan­tëve përmes betonit.

Me 6 gjo­ba qesharake të fir­mo­sura në vitet 2020–2026, gjatë qev­eris­jes së tyre, IKMT mba­jti fjalën dhe i lejoi Lenc Gjikurisë dhe Ard Kol­lçakut, de fac­to kum­barëve të betonit dhe lava­triçes së trafikan­tëve, shkatër­rim­in e 137 hek­tarë pyjeve në Ilias dhe betoniz­imin e pacen­su­ru­ar të bregde­tit.

Ndër­sa IKMT i dha gjo­bat qesharake për shkatër­rim­in në Ili­az dhe betoniz­imin në Palasë, nëpër­m­jet doku­menteve të fal­si­fikuara, pezul­limeve të rreme, mospra­nim­it të anke­save të banorëve dhe pra­nim­it të raporteve false mjedis­ore, duke e kthy­er gjobën në leje për të vazh­d­uar.

Drejtësia shqiptare e ka shumë të lehtë të vërte­to­jë shkatër­rim­in e maleve nga Lenc Gjikuria në Dhër­mi, mad­je edhe në Palasë, Dri­mad­hë, Borsh e Himarë; dhe rolin e Ard Kol­lçakut si lava­triçe e trafikan­tëve, duke bal­lafaquar dos­jet në IKMT, në Agjenc­inë e Mje­dis­it, në Prefek­turën e Vlorës dhe në kadas­trat e Jugut, por edhe duke hapur dos­jet e pastrim­it të par­ave që lid­hin Anchor Beton me emra të njo­hur të trafikut.

Po ash­tu, mund të het­o­het edhe guror­ja e Ili­az­it, ku Gjikuria në 2026 ka nisur aktivitetin me gër­mime masive, duke rrezikuar jo vetëm eko­sis­temin, por kishat ortodokse shekul­lore të shpal­lu­ra pasuri kom­bëtare, të cilat drid­hen nga lëkund­jet dhe pluhuri i makiner­ive të rën­da. Gjo­ba më e lartë që ka mar­rë Gjikuria për këtë shkatër­rim është 500 mijë lekë të vje­tra, ndër­sa fiti­mi nga gër­ry­er­ja e malit llog­a­ritet në mil­iona euro. /Pamfleti

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading