sport

Mesi ka njoftuar lojtarët e Argjentinës se i ka dhënë fund aktivizimit në përfaqësuesen e tij

Adri­atik BALLA

Medi­at sportive në Argjentinë dhe në Europë po alu­do­jnë për një pen­sion­im të leg­jendës Lionel Mesi nga për­faqë­sues­ja e Argjentinës. Mad­je, shkruhet se ai u ka thënë shokëve të tij të skuadrës te Argjenti­na se final­ja e Kupës së Botës kundër Span­jës ishte ndesh­ja e fun­dit e kar­ri­erës së tij ndërkom­bëtare. Sipas gaze­tar­it Her­nan Kasti­jo, kapiteni i Albice­leste njoftoi vendimin e tij të rëndë­sishëm gjatë një fjal­i­mi emo­cional në dhomën e zhvesh­jes para të gjithë skuadrës pas për­fundim­it të turneut të FIFA‑s. “Leo Mesi u tha shokëve të tij të ekip­it kom­bë­tar të Argjentinës se final­ja e Kupës së Botës kundër Span­jës ishte ndesh­je e tij e fun­dit për ekipin kom­bë­tar”. “Pas finales, ai mba­jti një fjal­im emo­cional para shokëve të ekip­it”, rapor­toi Kasti­jo.

Ndryshe, Mesi ishte loj­tari krye­sor i Argjentinës këtë Botëror, duke shënuar tetë gola dhe katër asis­time, duke dër­guar kom­bëtaren e tij në finale, të cilën e hum­ben nga Span­ja në vazhdime me rezul­tat 1–0. Ndërko­hë, Mesi është vlerë­suar si loj­tari më i mirë i Kupës së Botës 2026 nga Fed­er­a­ta Ndërkom­bëtare e His­torisë dhe Sta­tis­tikave të Fut­bol­lit (IFFHS). Vendi­mi vjen pas një Botërori ku Argjenti­na u ndal në finalen ndaj Span­jës, ndër­sa çmimin zyr­tar të “Loj­tar­it më të mirë të turneut” e fitoi Rodri. Megjithatë, sipas anal­izës së IFFHS, kapiteni argjenti­nas ishte fut­bol­listi me per­for­mancën më të lartë në bazë të të dhë­nave. Sipas orga­ni­za­tës, vlerësi­mi është bërë përmes Indek­sit të Per­for­mancës së Përgjithshme të IFFHS, një metodologji që merr në kon­sid­er­atë paraqit­jet në ndesh­je, golat, asis­tet dhe ndikimin e loj­tarëve në fazat elim­i­na­tore.

Mes­si e mbyl­li turne­un me 8 gola në 8 ndesh­je dhe 4 asis­time, duke regjistru­ar një mesa­tare vlerësi­mi prej 8.33 pikësh për ndesh­je. “Ky nuk është rezul­tat i një momen­ti të vetëm shkëlqi­mi, por i një niveli të qën­drueshëm gjatë gjithë turneut, nga faza e gru­peve deri në ndesh­jet më vendimtare”, argu­men­ton IFFHS.

Fed­er­a­ta thek­son veçanër­isht ndikimin e Mesit në fazën me eli­m­in­im direkt, ku sipas saj, kapiteni i Argjentinës tre­goi aftës­inë për të ngrit­ur nivelin në momentet më të mëd­ha të kom­peti­cionit. “Indek­si ynë i jep rëndësi të veçan­të per­for­mancës në fazat elim­i­na­tore, sepse aty matet mad­hësh­tia e një loj­tari në Kupën e Botës.

Kon­tributet e Mesit ishin thel­bë­sore për rrugë­timin e Argjentinës”, thuhet në deklaratën e IFFHS. Kësh­tu, pavarë­sisht hum­b­jes në finalen kundër Span­jës, Mesi merr një tjetër njo­hje indi­vid­uale në një Botëror ku la gjur­më me sta­tis­ti­ka his­torike.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading