sport

Deklarata/ Turkjilmaz: Shaqiri e Xhaka lojtarë me ndikim në Zvicër

Anal­isti i së përdit­shmes zvicer­ane “Blick”, Kubi­lay Turkjil­maz, ka bërë një anal­izë për klu­bet para fil­lim­it të edi­cionit të ri të Superligës së Zvi­crës. Në shkrim­in e gjatë të leg­jendës së fut­bol­lit zvicer­an, është bërë një para­lele e ndikim­it të Xher­dan Shaqir­it te Bazeli dhe Gran­it Xhakës te Zvi­cra.

“Xher­dan Shaqiri është për Stephan Licht­steiner­in ajo që Gran­it Xha­ka është për Murat Yakin”, shkru­an ndër të tjera në redak­sion­alen e Turkjil­maz­it. Shaqiri ka ndikim të madh te Bazeli, ndër­sa Xha­ka është lid­er i Zvi­crës. Shaqiri ishte shumë i rëndë­sishëm edhe te Zvi­cra. Por u pen­sionua pas “Euro 2024”. Zvi­cra në Kupën e Botës 2026 arri­ti në çerek­fi­nale për herë të parë pas 72 vjetësh.

Mitro­vi­ca e Kosovës fiton 10–0 ndaj kam­pi­ones së Mol­davisë në Cham­pi­ons League

Fut­bol­lis­tet e Mitro­vicës kanë shkëlqy­er të mërkurën pas­dite në ndesh­je të Ligës së Kam­pi­onëve.

Në Kampin Nacional të FFK-së në Haj­vali, Mitro­vi­ca fitoi 10:0 ndaj kam­pi­onit të Mol­davisë, Zim­bru Chisin­au. Ishte ndesh­je gjys­më­fi­nale e raun­dit të parë kual­i­fikues të Ligës së Kam­pi­onëve. Me fitore, Mitro­vi­ca kaloi në finale të raun­dit të parë kual­i­fikues. Edona Kryez­iu shkëlqeu duke i shënuar plot katër gola.

Auro­ra Mulliqi i shënoi tre gola, ndër­sa Ambra Gjegji, Bler­ta Sha­la dhe Bard­ha Mah­mu­ti e real­izuan nga një. Pas tri ditësh Mitro­vi­ca luan në finale të raun­dit të parë kual­i­fikues me skuadrën bull­gare, Ludo­gorets. Kam­pi­oni bull­gar fitoi 3:0 ndaj Klaksvikut të Ishu­jve Faroe në Podu­jevë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading