sport

CSKA Moskë bën ofertë për Mirlind Dakun, Kluzhi rumun pranon ofertat për Korenicën

Adri­atik BALLA

Merka­to e loj­tarëve shqip­tarë është inten­si­fikuar këtë javë, sido­mos në Gjer­mai dhe në vendet e lind­jes. Kësh­tu, CSKA Mos­ka është e gat­shme ta paguaj klau­zolën e lirim­it të sul­mue­sit të Rubin Kazan­it, Mir­lind Daku.

Medi­umet ruse kanë rapor­tu­ar se CSKA Mos­ka dësh­i­ron ta ushtro­jë opsion­in e bler­jes të kar­tonit të Dakut prej 10 mil­ionë eurosh. Ende nuk ka mar­rëvesh­je mes dy klubeve, ndër­sa palët nuk kanë rënë dako­rd as për kushtet per­son­ale. Agjen­cia që për­faqë­son Dakun ka kon­fir­muar se për sul­muesin ka interes­im nga disa klube.

“Ka disa ekipe të intere­suara për Dakun, por në fil­lim të sezonit ai është i përqen­dru­ar te Rubi­ni. Do të shohim se çfarë do të sjel­lë afati kalim­tar i trans­fer­imeve”, ka thënë agjen­cia. CSKA Mos­ka plan­i­fikon t’i ofro­jë Dakut pagë prej 3 mil­ionë eurosh në vit. Edhe Zen­i­ti kthen interes­imin për Mir­lind Dakun Fut­boll 6 muaj më parë Zen­i­ti kthen interes­imin për Mir­lind Dakun. Reprezentue­si i Shqipërisë është sul­mue­si krye­sor i Rubin Kazan­it. Kon­tra­ta me Rubinin i skadon në verën e viti 2029. 28-vjeçari pjesë e Rubin Kazan­it është nga viti 2023 kur ishte trans­fer­u­ar nga Osi­jeku për 1.2 mil­ionë euro.

Kluzhi pra­non ofer­tën për Meri­ton Korenicën

Skuadra nga Ruma­nia, Kluzh, ka pran­uar ofer­të konkrete për Meri­ton Korenicën. “Spot­media”, ka rapor­tu­ar të martën se klu­bi tjetër rumun, Uni­ver­si­tatea Craio­va, ka bërë ofer­të prej 600 mijë eurosh për trans­fer­im­in e reprezentue­sit të Kosovës. Përgjig­ja e Kuzhit erd­hi shpe­jt duke i thënë “jo” ofer­tës nga Uni­ver­si­tatea Craio­va.

Koreni­ca është fut­bol­list shumë i rëndë­sishëm për Kluzhin. Për sul­muesin e krahut kanë shpre­hur interes­im edhe disa klube të tjera si Mon­za, FCSB-ja dhe Rapi­di i Buureshtit.

Ditë më parë, pronari i Kluzhin, Ioan Var­ga, tha se Koreni­ca nuk do të shitej, përveç nëse ofro­hej çmi­mi prej 2 mil­ionë eurosh. 29-vjeçar­it kon­tra­ta me Kluzhin i për­fun­don në verën e vitit të ardhshëm. Koreni­ca me Kluzhin ka zhvil­lu­ar 101 ndesh­je, derisa ka kon­tribuar me 24 gola dhe 16 asis­time. Ai me Për­faqë­sue­sen e Kosovës ka gjashtë ndesh­je të zhvil­lu­ara.

Fisik Asllani shumë pranë fir­mës me Leipzig

Ylli i Kosovës, Fis­nik Asllani, mund ta vazh­do­jë kar­rirën te skuadra e RB Leipzigut. Gaze­tari Flo­ri­an Pleten­berg ka rapor­tu­ar se Leipzigu është afër arrit­jes së një mar­rëvesh­je­je për kushtet per­son­ale me sul­muesin e Hofen­heim­it. Megjithatë një mar­rëvesh­je për­fundimtare nuk është arrit­ur ende. Edhe Boru­sia Dort­mun­di është në garë për trans­fer­im­in e Asllan­it, së bashku me disa klube të tjera. Por Leipzigu mbetet aktu­al­isht opsioni më konkret.

Më herët u rapor­tua se edhe Barcelona kishte shpre­hur interes­im për qendër­sul­muesin koso­var. Kon­tra­ta e Asllan­it përf­shin një klau­zolë lir­i­mi prej 30 mil­ionë eurosh. Leipzigu është i gat­shëm që ta pagua­jë klau­zolën e lirim­it. 23-vjeçari edi­cionin e kalu­ar ishte prej sul­muesve më të mirë në Bun­desligën l.

Në 35 ndesh­jet e zhvil­lu­ara në të gjitha garat kon­tribuoi me 11 gola dhe dhjetë asis­time. Sul­mue­si i Kosovës me Hofen­heimin ka kon­tratë deri në verën e vitit 2029.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading