news

“Një shtet që trembet nga një vezë nuk është shtet”, mesazhi i protestuesit për qeverinë

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 90?

Një nga qyte­tarët që mori fjalën në protestën e zhvil­lu­ar para Kryem­i­nistrisë deklaroi se as poli­cia dhe as qev­e­ria nuk do t’i ndalo­jnë protestue­sit në kërkesën e tyre për ndryshim poli­tik.

Nga podi­u­mi, ai iu drej­tua edhe deputetit social­ist Taulant Bal­la, duke reaguar ndaj deklaratave të tij, ku protestue­sit janë cilë­suar si “ter­ror­istë”.

“Nuk ka poli­ci dhe deputet që na ndalon në protestën tonë. Nuk mundet një deputet si Taulant Bal­la të na pen­go­jë të protesto­jmë prej 54 ditësh apo të qël­lo­jmë me vezë”, u shpreh ai.

Protestue­si shtoi se një shtet që frikë­so­het nga një akt sim­bo­lik proteste nuk mund të funk­siono­jë si një shtet nor­mal.

“Një shtet që ka frikë nga një vezë nuk mund të quhet shtet”, deklaroi ai.Në për­fundim të fjalës së tij, ai u bëri thirrje qyte­tarëve të vijo­jnë qën­dresën deri në real­iz­imin e kërke­save të tyre, ndër­sa i kërkoi Poli­cisë së Shtetit të liro­jë të gjithë protestue­sit e shoqëru­ar gjatë tubimeve.

“Lironi çunat dhe lironi gocat”, ishte apeli i tij nga podi­u­mi.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading