news

Pastruesi” në dosjen Aruba – Roli i tepelenasit Edmond Jaupi që mbulonte “gabimet” e grupit kriminal!

Një nga dos­jet më të bujshme të kohëve të fun­dit, të godi­tur pjesër­isht nga Prokuro­r­ia e Posaçme, ka qenë një ndërthur­je mes trafikut ndërkom­bë­tar të drogës, transak­sion­eve në shit­je-bler­jen e pron­ave në Zvërnec si dhe pastri­mi i par­ave, ku të përf­shirë janë disa nga emrat që janë lakuar prej dekadash në Shqipëri, me në krye Artur She­hun.

Ky grup krim­i­nal ka arrit­ur të qarkul­lo­jë në sis­temet bankare dhe note­ri­ale qin­dra mil­iona euro, fil­lim­isht para nga dro­ga, më pas nga pronat dhe më vonë bler­je të tro­jeve dhe aparta­menteve në resortet më luk­soze në Shqipëri, krye­sisht nga Palasa deri në Himarë.

Në këto rad­hë do të ndale­mi te një nga emrat që ndod­hen në dos­jen e SPAK-ut, një indi­vid që kon­sidero­het si “pas­true­si”, i cili me manovra finan­cia­re arrin që të fusë në lojë një “mal” me euro, duke i kamu­flu­ar si inves­time per­son­ale apo inves­time për biznes, kur në fakt të gjitha janë para të ard­hu­ra nga bota e krim­it.

Bëhet fjalë për Edmond Jaupin, një 51 vjeçar, me origjinë nga Tepe­le­na, i cili aktu­al­isht po het­o­het me masë shtrënguese sig­urie, masë e cila nuk është zbat­u­ar, për shkak se në momentin e vendim­it të gjykatës ndod­hej në Dubai, në Emi­ratet e Bashkuara Arabe, një “stre­hë” e sig­urt për dhjetëra per­sona të akuzuar në Shqipëri.

Fak­sim­i­le: Dos­ja e SPAK-ut për grupin Aru­ba, ku Edmond Jaupi është i 11-ti në ren­dit­je

Vox News ka shfle­t­u­ar dos­jen e Prokuror­isë së Posaçme për këtë grup krim­i­nal, ku deta­jo­hen të dhë­na ndaj Edmond Jaupit, i cili aku­zo­het për pastrim të pro­duk­teve të veprës penale dhe veprim­tarisë krim­i­nale.

“Per­sont nën het­im Adri­an Rama e Elton Memeti bashkëpuno­jnë me per­son­in nën het­im Edmond Jau­paj në inves­timet që krye­jnë si dhe ky i fun­dit është përf­shirë në veprime duke fshe­hur pronës­inë e vërtetë të një mjeti lun­drues ‘gomone’, e cila i për­ket per­son­in nën het­im Adri­an Rama” thuhet në këtë akt – akuzë.Faksimile: Dos­ja e SPAK-ut që hedh dritë se Edmond Jaupi i pas­tronte paratë në disa fir­ma

Prokuro­r­ia ka doku­men­tu­ar të gjithë veprim­tar­inë e këtij grupi, qoftë nga ana shkre­sore, ash­tu dhe nga përgjimet dhe bise­dat që këta anë­tarë kanë folur me njëri tjetrin.

“Veprimet e kry­era nga per­son­at nën ehtim Adri­an Rama, Elton Memeti, Erjon Rama e Edmond Jaupi për pastrim­in e të ard­hu­rave të rred­hu­ra nga aktiviteti krim­i­nal në for­mën e inves­timeve nëpër­m­jet faturimeve ndër­m­jet shoqërive ‘Kryon.83’ me ‘ICLIMA ALBANIA’ e shoqëria ‘ecs ECO Cli­mate Solu­tion’, duke i inves­tu­ar ato në berje të pasurive të palu­a­jt­shme apo në kry­er­jen e veprimeve për dshe­hjen e pas­risë së lua­jt­shme” vijon prokuroria.Faksimile: Dos­ja e SPAK-ut ka fak­tu­ar se Jaupi ka bise­d­uar për 2 vite për të fshe­hur dhe pas­tru­ar paratë

Roli i Edmond Jaupit ka qenë i për­cak­tu­ar në fil­lim, duke qenë se ai ka disa fir­ma në pronësi dhe xhi­ron dhjetëra mil­iona euro, duhet të fusë në qarkul­lim prona dhe para’ të këtij grupi krim­i­nal. “Gjatë peri­ud­hës prill 2023 – mars 2025 nga përgjimet e komu­nikimeve tele­fonike të kry­era në kuadër të pro­cedim­it penal, janë evi­den­tu­ar disa bise­da me interes mes shte­tasve nën het­im Adri­an Rama dhe Edmond Jaupi.

Përm­ba­jt­ja e këtyre komu­nikimeve ka nxjer­rë të dhë­na të mjaftueshme që kri­jo­jnë dyshime të arsyeshme se këta shte­tas, sëbashku me per­sona të tjera kanë ndër­mar­rë veprime të qël­limshme për fshe­hjen e origjinës së një prone të lua­jt­shme konkretisht një mjeti lun­drues të tip­it gomone” thuhet në dos­je.

Sipas tyre, grupi mer­rej me pastrim parash pasi arrinte të trans­fer­onte, kon­ver­tonte apotë fshi­hte burim­in e vërtetë të pasurisë së për­fi­tu­ar në mën­rë të paligjshme. “Në datën 24 prill 2023, në orën 17.50 Adri­an Rama komu­nikon me Edmond Jaupin lid­hur me një mjet lun­drues tip ‘gomone’. Nga anal­iza e bisedës evi­den­to­het me interes fak­ti se lid­hur me këtë mjet lun­drii, i është lënë në për­dorim per­son­it nën hetm Adri­an Rama” thuhet në dos­je.

VIJON…. / Vox News

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading