news

Sako fal 378 milionë lekë për dru zjarri, fiton Buça që merret dhe me parukeri!

Një tjetër pro­ce­durë e dyshimte prokuri­mi pub­lik është final­izuar nga Bashkia e Dur­rësit, ku qin­dra mil­ionë lekë nga tak­sat e qyte­tarëve u janë besuar pro­ce­du­rave me hije të for­ta fik­tiviteti.

Bëhet fjalë për ten­derin me objekt “Bler­je dru zjar­ri e pel­let për QEA”, me numër ref­er­ence REF-87870–05-28–2026 dhe me një fond lim­it prej 37,805,936.00 Lekë (rreth 378 mil­ionë lekë të vje­tra me TVSH).

Ofer­tat “sa për sy e faqe” dhe kap­ja e 99.6% të fon­dit lim­it
Sipas doku­menteve zyrtare të ren­dit­jes së ofer­tave, në këtë garë kanë mar­rë pjesë vetëm dy oper­a­torë ekonomikë:Gjergj Buça P.F. – Ofer­ta: 37,661,600.00 Lekë (Fitue­si)

WOODPECKER shpk – Ofer­ta: 37,792,800.00 Lekë

Nga anal­iza e vler­ave bie men­jëherë në sy difer­en­ca min­i­male mes fon­dit lim­it dhe ofer­tave të paraqi­tu­ra:

Ofer­ta e fitue­sit Gjergj Buça kap shifrën 99.6% të fon­dit lim­it, duke lënë vetëm një ulje sim­bo­like prej më pak se 0.4%.

Ofer­ta e dytë e kom­panisë WOODPECKER shpk është thua­jse ngji­tur me tavanin e fon­dit lim­it, çka ngre dyshime të bazuara se pjesë­mar­r­ja e saj ka shër­by­er thjesht si “numër” apo ofer­të mbu­luese (shoqëruese) për t’i dhënë pro­ce­durës for­mën e një konkur­rence ligjore, ndërko­hë që vlera mak­si­male e par­ave pub­like është përthithur plotë­sisht.

Kush është fitue­si? Biz­ne­si “gjithçk­abërës”: Nga drutë e zjar­rit, te paruk­e­ria, moteli e sal­lonet e mod­ës
Anal­iza e të dhë­nave të regjistrit treg­tar për sub­jek­tin fitues Gjergj Buça (Per­son Fizik – NIPT: K31331547R) zbu­lon deta­je edhe më alar­mante.

Objek­ti i tij i aktivitetit është një listë e pafundme shër­bimesh që shtri­hen në çdo sek­tor të mund­shëm imagji­nar. Sub­jek­ti deklaron se mer­ret me:

Treg­tim e për­punim lënde dru­sore dhe shër­bime në pyje;

Pastrim ambi­en­tesh, lavan­deri dhe pastrim kimik;

Hap­je bar-bufe, restorant, paruk­eri, sal­lon mode, qendër estetike, fit­ness, servis, lavazh, motel e agjen­ci imo­bil­iare;

Treg­tim kar­bu­ran­ti, gaz­it të lëng­shëm, pajis­jeve elek­tron­ike, kon­fek­sion­eve e pro­duk­teve bujqë­sore.

Përveç këtij pro­fili “kama­le­on”, të dhë­nat pub­like tre­go­jnë se ky per­son fizik numëron mbi 55 kon­tra­ta me insti­tu­cionet pub­like, ku në pjesën dër­rmuese të rasteve shëno­het si konkur­rues i vetëm ose në pro­ce­du­ra me mungesë garance reale tregtare.

Tak­sat e qyte­tarëve në udhëkryq
Mar­r­ja e ten­der­save pub­likë me vlera me qin­dra mil­ionë lekë duke u afru­ar në mënyrë kirurgjikale me fondin lim­it, e shoqëru­ar nga oper­a­torë me objek­te veprim­tarie gjithëpërf­shirëse (nga paruker­itë te drutë e zjar­rit), mbetet një nga ske­mat më të për­doru­ra për shpërn­dar­jen e fondeve pub­like pa garë të mirë­filltë ekonomike.

A do të ketë një ver­i­fikim nga organet e kon­trol­lit apo SPAK për kual­i­fikimin dhe vlerësimin e ofer­tave në Bashk­inë e Dur­rësit? Qyte­tarët vazh­do­jnë të pagua­jnë, ndër­sa paratë pub­like për­fun­do­jnë nëpër kon­tra­ta me “konkur­rencë” të para­cak­tu­ar.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading