Entertainment

Zbulohen dizenjot e reja të kartmonedhave euro, ja figurat e përzgjedhura për paranë e Europës

Euro­ja do të ndrysho­jë pam­je. Për herë të parë që nga fut­ja e saj në qarkul­lim, qyte­tarët evropi­anë do të kenë mundës­inë të zgjed­hin diza­jnin e kartë­moned­have të reja. Ban­ka Qen­drore Evropi­ane (BQE) prezan­toi 10 pro­jek­tet final­iste të serisë së re të euros dhe hapi një kon­sul­tim pub­lik, i cili do të qën­dro­jë i hapur deri më 21 shta­tor.

Kra­has ekspertëve dhe Këshillit Drejtues të BQE-së, edhe qyte­tarët do të japin mendimin e tyre për pam­jen e re të mon­ed­hës së për­bashkët, e cila do të ridizen­jo­het plotë­sisht për herë të parë që nga viti 2002.“Jemi të entuzi­az­muar të prezan­to­jmë këto motive, që paraqesin ske­na nga jeta reale dhe tre­go­jnë angazhimin tonë për Evropën, duke fes­tu­ar trashëgim­inë e saj kul­tur­ore dhe naty­rore. Kartë­moned­hat euro janë më shumë se një mjet pagese. Ato janë një nga shpre­hjet më të prek­shme të Evropës. Përmes diza­jn­eve që bashko­jnë bukur­inë dhe domethënien, ato do të for­co­jnë iden­titetin tonë të për­bashkët”, tha pres­i­den­t­ja e BQE-së, Chris­tine Lagarde, gjatë prezan­tim­it të mod­eleve finaliste.10 pro­jek­tet final­iste janë rezul­tat i një konkur­si ndërkom­bë­tar ku morën pjesë më shumë se 1.200 diza­jn­erë nga vendet e Bashkim­it Evropi­an. Pas fazës së parë të përzg­jed­hjes, 25 prej tyre u ftu­an të zhvil­lonin ide­të e tyre. Më pas, një juri e pavarur me 21 ekspertë në fushat e diza­jnit, komu­nikim­it, his­torisë dhe neu­roshkencës përzgjod­hi pro­jek­tet final­iste, të ndara në dy tema: “Kul­tura evropi­ane” dhe “Lumen­jtë dhe zogjtë”. Ndryshi­mi nuk lid­het vetëm me pam­jen. Me ser­inë e re, BQE heq dorë nga filo­zofia e për­dorur më shumë se 20 vjet më parë, kur kartë­moned­hat u zbuku­ru­an me ura, dritare dhe por­ta imagjinare për të shman­gur favoriz­imin e mon­u­menteve apo sim­boleve të një shteti anë­tar ndaj një tjetri.

Kartë­moned­hat e reja do të tre­go­jnë his­tori. Në nën­tor 2023, Këshilli Drejtues i BQE-së përzgjod­hi dy tem­at që do të pasqy­ro­jnë iden­titetin evropi­an: “Kul­tura evropi­ane: vende kul­ture dhe bashkën­dar­je­je” dhe “Lumen­jtë dhe zogjtë: qën­druesh­mëria në diver­sitet”. Në janar 2025 u për­cak­tu­an edhe motivet deko­ra­tive që do të shfaqen në secilën pre­rje. Ky vendim erd­hi pas një pro­ce­si të gjatë kon­sul­timesh ku morën pjesë mbi 365 mijë qyte­tarë evropi­anë, së bashku me grupe ekspertësh nga e gjithë euro­zona.

Kartë­moned­ha 5 euro do të mba­jë portretin e Maria Callas dhe në pjesën e pasme do të paraqesë artistë rruge. Në pre­rjen 10 euro do të shfaqet Ludëig van Beethoven, i shoqëru­ar nga një fes­ti­val muzikor me kor të rin­jsh. Kartë­moned­ha 20 euro do t’i kush­to­het Marie Curie, me sfond një shkol­lë ose uni­ver­sitet. Në pre­rjen 50 euro do të jetë Miguel de Cer­vantes, i shoqëru­ar nga një bib­liotekë pub­like. Kartë­moned­ha 100 euro do të mba­jë portretin e Leonar­do da Vinçit, ndër­sa në pjesën e pasme do të paraqitet një muze i viz­itu­ar nga të rrit­ur dhe fëmi­jë. Ndër­sa pre­r­ja 200 euro do t’i kush­to­het Bertha von Sut­tner, fituese e Çmim­it Nobel për Paqen, me sfond një shesh pub­lik si vend taki­mi dhe social­iz­i­mi.

Vari­anti i dytë ndjek një kon­cept kre­jtë­sisht tjetër. Çdo kartë­moned­hë tre­gon një etapë të rrjed­hës së një lumi evropi­an, nga buri­mi deri në det, të shoqëru­ar me një specie zogu karak­ter­is­tike për eko­sis­temin përkatës. Në anën e pasme të kartë­moned­have paraqiten disa nga insti­tu­cionet krye­sore të Bashkim­it Evropi­an, si Par­la­men­ti Evropi­an, Komi­sioni Evropi­an, Ban­ka Qen­drore Evropi­ane, Gjyka­ta e Drejtë­sisë, Këshilli Evropi­an dhe Gjyka­ta Evropi­ane e Auditim­it. Seria e re e kartë­moned­have nuk do të sjel­lë vetëm një pam­je të re.

Sipas Bankës Qen­drore Evropi­ane, kartë­moned­hat e ardhshme do të kenë ele­mente më të avan­cuara sig­urie për të luftu­ar fal­si­fikimin, do të jenë më të lehta për t’u ver­i­fikuar si origji­nale dhe më të aksesueshme edhe për per­son­at me dëm­time në shikim. Gjithash­tu, syn­o­het të ulet ndiki­mi i tyre në mjedis duke për­dorur mate­ri­ale më të qën­drueshme dhe duke rrit­ur rezis­tencën ndaj kon­sumim­it.

“Ridiza­jn­i­mi i kartë­moned­have euro është pjesë e strategjisë afat­g­jatë të Euro­sis­temit për të sig­u­ru­ar që paratë fizike të mbeten një mjet pagese i sig­urt, efikas dhe pranë qyte­tarëve, duke rua­j­tur lir­inë e tyre për të zgjed­hur mënyrën se si pagua­jnë”, tha Piero Cipol­lone, anë­tar i Komitetit Ekzeku­tiv të BQE-së.

Kon­sul­ti­mi pub­lik do të qën­dro­jë i hapur deri më 21 shta­tor 2026. Para­lel­isht, një kom­pani e pavarur kërki­more do të zhvil­lo­jë edhe një son­dazh me një kam­pi­on për­faqë­sues të qyte­tarëve të euro­zonës. Këshilli Drejtues i BQE-së pritet të zgjed­hë pro­jek­tin fitues deri në fund të vitit 2026, duke mar­rë parasysh vlerësimin e jurisë, kon­trol­let teknike dhe rezul­tatet e dy kon­sul­timeve. Pas përzg­jed­hjes, diza­jni fitues do të zhvil­lo­het më tej dhe do t’i nën­shtro­het tes­timeve për­para se të hyjë në prod­him. Kartë­moned­hat e reja do të hid­hen në qarkul­lim në vitet në vijim dhe, të pak­tën në fazën e parë, do të për­doren para­lel­isht me kartë­moned­hat aktuale, të cilat do të vazh­do­jnë të kenë vlerë të plotë ligjore.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading