news

Kur do të merren pagesat e reja për personat me aftësi të kufizuara? Pas miratimit të VKM-së, reagon Shërbimi Social

Kur do të mer­ren page­sat e reja për per­son­at me aftësi të kufizuara? Pas mira­tim­it të VKM-së, reagon Shër­bi­mi Social
Shër­bi­mi Social Shtetëror ka dalë me një sqarim për zba­timin e vendim­it të Këshillit të Min­is­trave, të mirat­u­ar më 22 kor­rik, që parashikon ndryshime në për­fitimet për per­son­at me aftësi të kufizuara dhe ndih­mësit e tyre per­son­alë.

Sipas insti­tu­cionit, edhe pse vendi­mi është mirat­u­ar më 22 kor­rik, ai hyn në fuqi me efekt finan­ciar nga 1 kor­riku 2026. Kjo do të thotë se duke nisur nga 1 gushti, për­fitue­sit do të mar­rin pagesën sipas vler­ave të reja, së bashku me difer­encën që u takon për mua­jin kor­rik.

“Shër­bi­mi Social Shtetëror infor­mon qyte­tarët se aktet për ndryshimet që lid­hen me për­fitimet e per­son­ave me aftësi të kufizuara dhe ndih­mësve të tyre per­son­alë janë mirat­u­ar në datë 22 Kor­rik 2026 me Vendim të Këshillit të Min­is­trave.

Vendi­mi i Këshillit të Min­is­trave parashikon që këto ndryshime hyjnë në fuqi me efekt finan­ciar nga 1 kor­riku 2026. Për këtë arsye, Shër­bi­mi Social Shtetëror sig­uron të gjithë për­fitue­sit se asnjë e drejtë e fitu­ar nuk do të ceno­het dhe çdo për­fitim do të zba­to­het sipas për­cak­timeve të vendim­it, çka do të thotë se duke fil­lu­ar nga 1 gushti 2026 për­fitue­sit do të mar­rin pagesën sipas vler­ave të reja, së bashku me difer­encën që u për­ket për mua­jin kor­rik.

Shër­bi­mi Social Shtetëror fal­en­deron çdo për­fitues për mirëkup­ti­min dhe ju sig­uron se zba­ti­mi i këtij vendi­mi do të kry­het në mënyrë të plotë, duke garan­tu­ar respek­timin e të drej­tave për çdo qyte­tar” thuhet në sqarim

Më 22 kor­rik Këshilli i Min­is­trave mira­toi një paketë të re masash sociale për per­son­at me aftësi të kufizuara dhe ndih­mësit e tyre per­son­alë. Pake­ta parashikon dyfishimin e pagesës për mbi 10 mijë fëmi­jë me aftësi të kufizuara, njo­hjen e peri­ud­hës së shër­bim­it si vite kon­tribu­ti për rreth 14 mijë e 600 ndih­mës per­son­alë, si edhe lehtësimin e pro­ce­du­rave të KEMP-it për rastet kur për­fiti­mi është shumëv­jeçar. Efek­tet finan­cia­re nisin nga 1 kor­riku 2026, ndër­sa kos­to­ja e paketës për këtë vit llog­a­ritet në mbi 15 mil­ionë euro.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading