news

Ngjarja tragjike ne Roskovec/ Gazetarja zbulon detaje, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gaze­tar­ja Lau­re­ta Roshi ishte në një lid­hje live ne nje stu­dio tele­vizive ku sol­li deta­je nga ngjar­ja tragjike e kësaj të premte­je në fshatin Vid­hisht të Roskovecit, ku bilan­ci u rën­d­ua në tre vik­ti­ma.

Ajo bëri të ditur se cer­e­mo­nia mor­tore për Kos­ta dhe Belere Plakun pritet të zhvil­lo­het të nesër­men në orën 10:00, ndër­sa për autorin e ngjar­jes ende nuk ishte për­cak­tu­ar orari i cer­e­mon­isë mor­tore.

Gaze­tar­ja Lau­re­ta Roshi tha se kishte kon­tak­tu­ar me prindërit e autorit, të cilët, sipas saj, ishin në gjend­je të rën­d­uar emo­cionale dhe kishin mësuar për ngjar­jen vetëm pasi poli­cia kishte mbër­rit­ur në banesën e tyre rreth orës 07:50 të mëng­je­sit.

“Kam shkuar në shtëpinë e autorit dhe kam kon­tak­tu­ar prindërit e tij, dy të moshuar të cilët ndi­heshin të tron­di­tur. Ata thanë se ngjar­jen e rëndë e kishin mësuar vetëm kur poli­cia kishte shkuar në banesë. Babai është pacient kar­di­ologjik, ndër­sa të dy treguan se djali i tyre nuk kishte kon­sumuar ushqim prej dy ditësh dhe kishte dalë herët në mëng­jes,” u shpreh Roshi.

Sipas saj, prindërit deklaru­an se Refit Buzi ndod­hej në masën e sig­urisë “arrest në shtëpi”, pasi dyshohej se kishte shkelur një urd­hër mbro­jt­je­je. Ata shtu­an gjithash­tu se djali i tyre kishte kërkuar vazhdimisht kthimin e një shume parash nga ish-part­ner­ja.

Gaze­tar­ja bëri me dije se, pas dal­jes së Roza­lin­da Plakut nga sit­u­a­ta e peng­mar­rjes, ajo u trans­portua fil­lim­isht në spi­tal për ndih­më mjekë­sore dhe më pas në Drej­tor­inë e Poli­cisë për të dhënë dësh­minë e saj.

Roshi tha se opera­cioni i for­cave RENEA për negoci­imin me autorin zgjati për disa orë, por për­fun­doi pa suk­ses, pasi 35-vjeçari qël­loi veten me armë zjar­ri.

Në fund të lid­hjes live, gaze­tar­ja ngri­ti disa pikëpyet­je mbi mënyrën se si tra­j­to­hen rastet e kon­flik­teve famil­jare dhe urdhrave të mbro­jt­jes.

“Ka ard­hur momen­ti që në raste të tilla të ketë edhe një psikolog vlerë­sues në momentin kur lëshohet urdhri i mbro­jt­jes. Ndosh­ta, nëse do të ishte ndërhyrë më herët, kjo trag­je­di mund të ishte shman­gur. Sjell­jet krim­i­nale nuk shfaqen paprit­ur, ato zakon­isht nxiten nga një sërë rrethanash,” u shpreh gaze­tar­ja.

Kuj­to­jmë që këtë të premte, 35-vjeçari Refit Buzi shkoi në banesën e ish-part­neres së tij, Roza­lin­da Plaku, dhe hapi zjarr me armë gjahu ndaj prindërve të saj.

Si paso­jë e sul­mit, Kos­ta Plaku, 58 vjeç, humbi jetën në vend, ndër­sa bashkëshort­ja e tij, Belere Plaku, ndër­roi jetë në spi­tal në mbrëm­je si paso­jë e plagëve të mar­ra. Më pas, autori i dyshuar i ngjar­jes vrau veten bren­da autom­jetit të tij, pas disa orësh rrethi­mi dhe nego­ci­atash nga for­cat RENEA për ta bindur të dorë­zo­hej.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading