news

Qëndresë, revoltë 55 ditë/ Shqiptarët nuk ndalen, marshim në rrugët e Tiranës, jehon thirrja: Arrestoni Ramën

Një pjesë­mar­rje masive në ditën e 55 të protestë kundër kryem­i­nistrit Edi Rama.

Shqip­tarët kanë dhënë mesazh të qartë se nuk heqin dorë nga rezis­ten­ca dëri në largimin e kryem­i­nistrit.

Pas fjal­imeve para Kryem­i­nistrisë, protestue­sit po vijo­jnë marshimet në rrugët e Tiranës ku jeho­jnë thirrjet “Arrestoni Ramën”.

Kuj­to­jmë se një ditë më parë, para­diten e 23 kor­rikut protes­ta u zhven­dos para Kuven­dit, ku pati ten­sione të for­ta me for­cat e poli­cisë.

Protestue­sit goditën me vezë autom­jetet me të cilët lëviznin deputetët, ndër­sa efek­tivët ndërhynë duke për­dorur gaz lot­sjel­lës dhe spraj djegës për të shpërn­darë tur­mën dhe për të kri­juar kor­ri­dor për hyr­jen dhe dal­jen e par­la­men­tarëve.

Gjatë inci­den­teve pati edhe për­plas­je fizike, ndër­sa disa protestues u shoqëru­an nga poli­cia.

Po ash­tu në mbrëm­je, në orë 19:00 – protes­ta vijoi për­para Kryem­i­nistrisë, ku qyte­tarët marshuan më pas në rrugët e Tiranës, duke bro­horit­ur vazhdimisht “Rama, jep dorëhe­q­jen”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Shqipëri e re” dhe “Rev­olu­cion”.

Protestue­sit shpre­hen gjithash­tu se protes­ta është kundër qev­erisë, por edhe kundër gjithë klasës poli­tike që, sipas tyre, ka mba­j­tur peng vendin prej vitesh.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading