news

2.2 miliard dollarë brenda një viti në kuletën familjare Trump

Këtë verë mësuam se Don­ald Trumpi fitoi të pak­tën 2,2 mil­iardë dol­larë gjatë vitit të parë pas rik­thim­it në Shtëpinë e Bard­hë. Kjo është një shumë mar­ra­mendëse. Asnjë pres­i­dent tjetër amerikan apo udhëhe­qës i një demokra­cie lib­erale nuk i është afru­ar pasurim­it në për­masa të tilla gjatë kohës që ka qenë në detyrë.

Ky pasurim shoqëro­het me një numër të paprece­den­të kon­flik­tesh të mund­shme intere­si, jo vetëm bren­da ven­dit, por edhe jashtë tij, në shtete me një tra­ditë shumë më prob­lematike të mirëqev­eris­jes sesa Shtetet e Bashkuara.

For­mu­la­ri vje­tor i deklarim­it per­son­al finan­ciar të pres­i­den­tit Trump u dha shumë mate­r­i­al kolegëve të mi që shqyr­to­jnë me imtësi finan­cat e tij.

Bise­do­va me Erik Lip­tonin, i cili mbu­lon veprim­tar­itë e biz­ne­sit të famil­jes Trump. Hidhni një shikim të rastë­sishëm në hartë, sug­jeroi ai, dhe ka shumë gjasa që shiki­mi të bjerë në një vend ku pres­i­den­ti amerikan ose famil­ja e tij kanë intere­sa biz­ne­si. Siç ka doku­men­tu­ar Eriku, kom­pa­nia hold­ing e Trumpit mblod­hi vitin e kalu­ar të pak­tën 125 mil­ionë dol­larë në page­sa të drejt­për­drej­ta nga burime të hua­ja në vende si Bri­ta­nia, India, Indonezia, Irlan­da, Omani, Fil­ip­inet, Katari, Ruma­nia, Ara­bia Sau­dite, Kore­ja e Jugut, Turqia, Viet­na­mi dhe Emi­ratet e Bashkuara Arabe.
Vitin e kalu­ar, një fir­më inves­timesh e lid­hur me Emi­ratet bleu pothua­jse gjys­mën e kom­panisë krye­sore të krip­tomoned­have të famil­jes Trump, World Lib­er­ty Finan­cial. Katër muaj më vonë, admin­is­tra­ta Trump pra­noi t’u jepte Emi­rat­eve qas­je në mikroçi­pa të sofistikuar që fuqi­zo­jnë intelig­jencën arti­fi­ciale.

Jo shumë kohë më pas, Trumpi zhvil­loi një bisedë tele­fonike me pres­i­dentin e Kaza­k­istan­it për të ndih­muar një kom­pani minerare amerikane pak të njo­hur që të sig­uronte qas­je në një nga rez­er­vat më të mëd­ha të pash­fry­tëzuara të tung­sten­it në botë, një met­al me rëndësi kri­tike. Pak kohë më vonë, dy djemtë më të mëd­henj të Trumpit, Don­ald Trump Jr. dhe Eric Trump, u bënë investi­torë në një kom­pani që tani zotëron një pjesë të aksion­eve të asaj kom­panie minerare.Lista vazh­don. Zyr­tarët qever­i­tarë në Viet­nam për­sh­pe­j­tu­an pro­ce­du­rat për një pro­jekt golfi të Trumpit, pikër­isht në kohën kur për­piqeshin të shmangnin tar­i­fat e lar­ta amerikane. Një kom­pani kore­ano­ju­gore, e cila kishte ushtru­ar lobim pranë Shteteve të Bashkuara që të mos ven­dose­shin masa ndëshkuese ndaj eksporteve të saj të alu­minit, i pagoi 2 mil­ionë dol­larë kom­panisë hold­ing të Trumpit për një pro­jekt fushe golfi. Një prod­hues dronësh, i mbështe­tur nga dy djemtë më të mëd­henj të Trumpit, po zhvil­lon nego­ci­a­ta me vendet e Gjir­it, të cilat duhet të mbro­hen për shkak të një lufte të nisur nga babai i tyre.

Shumë autorë kanë shkru­ar për paso­jat e mund­shme të këtyre mar­rëvesh­jeve bren­da vetë Shteteve të Bashkuara: ndikimin e tyre mbi shtetin e së drejtës, mbi bes­imin e pub­likut te qev­e­ria dhe mbi aftës­inë e Trumpit për t’u përqen­dru­ar te intere­sat e pop­ul­lit amerikan dhe jo tek intere­sat e veta.

Ajo që mund të mos jetë vlerë­suar sa duhet është se këto mar­rëvesh­je ka të ngjarë të shkak­to­jnë paso­ja zinx­hir edhe në mbarë botën.

Nga zbat­ues i rreg­ullave, në lehtë­sues i shkel­jeve

Për një kohë të gjatë, Shtetet e Bashkuara lua­jtën një rol kre­jt tjetër: ishin ven­di që zba­tonte rreg­ul­lat kundër kor­rup­sion­it.

Në vitin 1977, pas një var­gu skan­dalesh, në të cilat kom­pan­itë amerikane u kishin paguar fshe­hu­razi qin­dra mil­ionë dol­larë rysh­fet zyr­tarëve të huaj, Shtetet e Bashkuara mirat­u­an Ligjin për Prak­tikat Kor­rup­tive Jashtë Ven­dit. Ky ligj parashikon gjo­ba dhe mad­je dën­ime me burg për drejtue­sit e kom­panive që u pagua­jnë zyr­tarëve jashtë ven­dit për të fitu­ar ose për të rua­j­tur mar­rëvesh­je biz­ne­si.

Më pas, Shtetet e Bashkuara shkuan edhe më tej, duke ushtru­ar trys­ni që stan­dar­di i tyre kundër rysh­fetit të mira­to­hej nga më shumë se 30 vende. Rreg­ul­la­torët amerikanë nisën ta zba­tonin me rig­orozitet ligjin jo vetëm ndaj kom­panive amerikane, por edhe ndaj çdo kor­po­rate të huaj që për­dorte sis­temin finan­ciar ose treg­jet amerikane.

Për­p­jek­jet për zba­timin e tij “ishin aq inten­sive dhe masat ndëshkuese aq të rën­da, saqë kor­po­ratat ndërkom­bëtare u shqetë­suan seri­ozisht dhe i për­sh­tatën prak­tikat e tyre”, më tha Eriku.Sipas tij, nën drej­timin e Trumpit kanë ndryshuar dy gjëra. Në aspek­tin e poli­tikave, një nga veprimet e para që Trumpi ndër­mori pas rik­thim­it në Shtëpinë e Bard­hë ishte pezul­li­mi në masë të mad­he i zba­tim­it të Ligjit për Prak­tikat Kor­rup­tive Jashtë Ven­dit. Në emër të sig­urisë ekonomike dhe kom­bëtare, admin­is­tra­ta në prak­tikë mbyl­li njërin sy ndaj rysh­feteve të dhë­na nga kom­pan­itë amerikane, duke argu­men­tu­ar se mënyra si zba­to­hej ligji ua vështirë­sonte kom­panive amerikane sig­urim­in e aseteve me rëndësi kri­tike, si min­eralet dhe portet e ujërave të thel­la.

Pas­taj janë edhe kon­flik­tet e mund­shme të intere­sit të vetë Trumpit. Të mar­ra së bashku, këto dy dukuri rreziko­jnë të inter­pre­to­hen si një dritë jeshile për ske­mat e tip­it “paguaj për të për­fi­tu­ar” në mbarë botën.

(Shtëpia e Bard­hë thotë se nuk ka kon­flik­te intere­si, sepse veprim­tar­itë e biz­ne­sit të famil­jes drej­to­hen nga djemtë e Trumpit.)

Është e pamundur të thuhet se në çfarë mase kjo e ka shtu­ar kor­rup­sion­in në niv­el glob­al. Ske­ma të tilla, për vetë natyrën e tyre, priren të zhvil­lo­hen në fshe­htësi, çka e bën të vështirë mat­jen e tyre.

Por “Shtetet e Bashkuara, poli­ci ndëkomë­tar, është tërhe­qur”, tha Eriku. Mund të mos e dimë shkallën në të cilën kjo ka ndikuar te kor­rup­sioni në mbarë botën, por mund ta hamendë­so­jmë me mjaft sig­uri drej­timin e këtij ndiki­mi.

Mar­rëd­hënie transak­sion­ale, por me një ndryshim

Liz David-Bar­rett nga Uni­ver­siteti i Sus­sex-it, e cila stu­dion kor­rup­sion­in ndërkom­bë­tar, më tha se mar­rëd­hë­nia e Amerikës me pjesën tjetër të botës ka ndryshuar. Sot, sipas saj, ajo po ngjan gjith­n­jë e më shumë me mar­rëd­hënien që Rusia ose Kina kanë me botën.

Rusia dhe Kina kanë një his­tori të gjatë inves­timesh në vende me qev­eris­je të dobët.

Rusia, për shem­bull, ka shfry­tëzuar qever­itë e kor­rup­tuara në Ser­bi dhe Hun­gari për të sig­u­ru­ar mar­rëvesh­je inves­ti­mi në monopo­let shtetërore të energjisë dhe në pro­jek­te kyçe infra­struk­tur­ore.

Kina ka lid­hur mar­rëvesh­je me qev­eri shtypëse në mbarë botën për të sig­u­ru­ar burime me rëndësi kri­tike, përf­shirë naftën nga Venezuela dhe litiu­min nga Zim­bab­ve­ja.

Ky është një mod­el transak­sion­al (në të cilin nuk bëhen pyet­je), i para­pëlqy­er nga vende me rreg­ul­la të dobë­ta për punën dhe mje­disin dhe me udhëhe­qës të hapur ndaj kor­rup­sion­it. Shu­mi­ca e ekspertëve paj­to­hen se ky mod­el ka ndih­muar në mba­jt­jen në këm­bë të regjimeve të kor­rup­tuara dhe autoritare, përf­shirë regjimin e Bashar al-Assa­dit në Siri dhe atë të Vik­tor Orbánit në Hun­gari.

Tani, sipas këtyre ekspertëve, Trumpi po vepron në një mënyrë që ngjan pak a shumë me këtë mod­el, por me një ndryshim: ai e mjeg­ul­lon hapur kufirin ndër­m­jet intere­sit të ven­dit të tij dhe intere­sit të vet per­son­al. Kjo rrezikon të kri­jo­jë prob­leme për Amerikën. Por mund të kri­jo­jë prob­leme edhe për pjesën tjetër të botës./

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading