news

Ajri i ndotur në Tiranë dhe Elbasan: Raporti zyrtar ngre alarmin

Tirana dhe Elbasani vazh­do­jnë të jenë dy qytetet me ajrin më të ndo­tur në Shqipëri. Sipas Rapor­tit të Gjend­jes në Mjedis 2025, të pub­likuar nga Agjen­cia Kom­bëtare e Mje­dis­it (AKM), në të dy qytetet janë tejkalu­ar kufi­jtë vje­torë të lejuar për grim­cat e pluhu­rit PM10 – një nga ndotësit më të rrezik­shëm për shën­detin pub­lik.

Sta­cioni “Tirana Hig­je­na” ka regjistru­ar një mesa­tare vje­tore prej 57.66 mikro­gramë për metër kub PM10, rreth 44% mbi kufirin e lejuar.

Sit­u­a­ta është edhe më shqetë­suese në Elbasan, ku përqen­dri­mi ka arrit­ur 59.72 mikro­gramë për metër kub, ose 49% mbi nor­mën. Në sta­cionin e Tiranës janë regjistru­ar edhe 33 ditë me nivele mbi kufirin ditor të lejuar, shumë pranë mak­si­mu­mit prej 35 ditësh që lejo­jnë stan­dard­et evropi­ane.

Elbasani shënon edhe një reko­rd neg­a­tiv tjetër: është i vet­mi qytet në vend ku është tejkalu­ar nor­ma vje­tore për diok­sidin e azotit (NO₂), me një mesa­tare prej 40.18 mikro­gramë për metër kub.

Ky ndotës lid­het krye­sisht me trafikun e rën­d­uar dhe aktivitetin industrial.Për grim­cat më të imë­ta PM2.5, të cilat depër­to­jnë më thel­lë në mushkëri, AKM nuk ka kon­stat­u­ar tejkalim të nor­mës vje­tore në asnjë sta­cion, edhe pse Korça rezul­ton pranë kufir­it mak­si­mal.

Nuk janë regjistru­ar tejkalime për diok­sidin e squ­fu­rit (SO₂) dhe ben­zenin, ndër­sa ozoni është tejkalu­ar në Fier, Korçë, Shkodër dhe në dy sta­cione të Tiranës. Monok­si­di i kar­bonit ka shënuar tejkalim vetëm në Fier.

Mon­i­tori­mi është kry­er në nën­të sta­cione të ven­do­sura në Tiranë, Dur­rës, Elbasan, Shkodër, Korçë dhe Fier. Vetë Agjen­cia Kom­bëtare e Mje­dis­it pra­non se cilësia e ajrit në qytetet e mon­i­toru­ara “nuk është në një niv­el shumë të mirë”.

Sipas rapor­tit, ndotësi më prob­lematik mbeten grim­cat PM10, ndër­sa burimet krye­sore të ndot­jes iden­ti­fiko­hen trafikun rru­gor, aktivitetet e ndër­tim­it dhe për­dorim­in e lëndëve djegëse fos­ile për ngro­hje.

Rapor­ti lë të hapur një pyet­je thel­bë­sore: çfarë masash konkrete do të mer­ren për të fren­uar ndot­jen e ajrit, ndërko­hë që mijëra qyte­tarë vazh­do­jnë çdo ditë të thithin ajër me nivele ndot­je­je mbi stan­dard­et e lejuara?

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading