news

Fshihej në një ndërtesë të braktisur, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e gazetarit italian

Poli­cia ital­iane ka ndalu­ar një per­son të dyshuar për vras­jen e gaze­tar­it nga Saler­no, Lui­gi “Luca” Espos­i­to, trupi gjys­më i dje­gur i të cilit u gjet mes natës së 18 dhe 19 kor­rikut në zonën rurale në per­iferi të Ebolit.

Sipas autoriteteve, i dyshuari është një 26-vjeçar me origjinë tuniziane, i cili u lokalizua gjatë natës në një ndërtesë të brak­tisur, jo shumë larg ven­dit ku u zbu­lua trupi i gaze­tar­it.

Kara­binierët e Një­sisë Het­i­more të Komandës Provin­ciale të Saler­nos arritën ta iden­ti­fikonin të dyshuar­in duke anal­izuar pam­jet e kam­er­ave të sig­urisë dhe duke i kra­ha­suar ato me të dhë­nat e tele­fon­ave celu­larë të mbled­hu­ra gjatë het­imeve.
Sipas het­imeve para­prake, Lui­gi Espos­i­to ishte ende gjal­lë, megjithëse në ago­ni nga plagët e mar­ra, kur trupit të tij iu vu zjar­ri.

Eksper­ti­za mjeko-ligjore tre­gon se gaze­tari ishte dhunuar bru­tal­isht, ndosh­ta edhe me një send të fortë. Në fytyrën e tij janë kon­stat­u­ar shen­ja të rën­da dhune, ndër­sa arma e për­dorur në sulm dhe tele­foni celu­lar i vik­timës nuk janë gje­tur ende.

Shkaku i vdek­jes është për­cak­tu­ar si asfik­si. Het­ue­sit dysho­jnë se Espos­i­to është mby­tur. Anal­izat kanë kon­fir­muar gjithash­tu se ai kishte thithur tym, çka tre­gon se ishte ende gjal­lë kur u përf­shi nga flakët.Mary Espos­i­to, mike e gaze­tar­it të ndjerë, tha se pret me ank­th zbard­hjen e plotë të ngjar­jes.

“Po pres me ank­th lajme të sig­ur­ta. Në fil­lim për­piqesh të reagosh, por tani po e kup­toj gjith­n­jë e më shumë atë që ka ndod­hur. Nuk është e lehtë ta pra­nosh gjithë këtë.

Luca nuk e meri­tonte të tra­j­to­hej në këtë mënyrë, për shkak të njeri­ut të mrekul­lueshëm që ishte. Kam bes­im në punën që po bën prokurori Can­tone. Herët a vonë, e vërte­ta duhet të dalë në dritë”, u shpreh ajo.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading