news

Ja si u zhvatën 110 milionë euro për dy TEC‑e fantazmë në Vlorë që nuk prodhuan asnjë kilovat energji, Bujar Leskaj zbardh prapaskenat e skandalit që po gllabëron paratë e shqiptarëve dhe i bën thirrje SPAK të nisë hetimet

Deputeti i Par­tisë Demokratike për Qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj, ka reaguar ash­për sa i takon mega-afer­ës së dy TEC-eve fan­tazmë lun­druese në Tri­port (Vlorë). Përmes një anal­ize të deta­juar të pub­likuar në rrjetet sociale, deputeti Leskaj ka zbard­hur pra­paske­nat e këtij skan­dali finan­ciar me vlerë mbi 110 mil­ionë euro, që po gllabëron pa mëshirë paratë e tak­sapaguesve shqip­tarë. Ai denon­coi fak­tin se dy impiantet e mar­ra me qira që nga shta­tori i vitit 2022 nuk kanë prod­huar deri më sot asnjë kilo­vat-orë energji për sis­temin kom­bë­tar.

Sipas deputetit demokrat, jus­ti­fiki­mi i qev­erisë për për­bal­lim­in e krizës energjetike ka dësh­tu­ar plotë­sisht, duke u shndër­ru­ar në një bar­rë të papër­bal­lueshme finan­cia­re. Ndonëse këto rran­gal­la lun­druese mbeten të papuna për shkak të prob­le­meve teknike e pro­ce­du­rale, shteti vazh­don të pagua­jë qira ditore me vlerë dhjetëra mijëra euro, së bashku me kos­to anko­ri­mi e mirëm­ba­jt­je­je. Z. Leskaj thek­soi se me këto fonde mad­hore mund të ishin finan­cuar inves­time strategjike në energjinë diel­lore, atë të erës apo në sis­teme mod­erne bater­ish.

Ky dëm i jashtëza­kon­shëm ekonomiko-finan­ciar, që nuk ka asnjë prece­dent në rajon e më gjerë, ngre pikëpyet­je të mëd­ha mbi përgjegjësitë admin­is­tra­tive dhe poli­tike. Në këtë kuadër, ai i bëri thirrje urgjente Prokuror­isë së Posaçme (SPAK) të nisë men­jëherë hetimet për të zbard­hur të vërtetën dhe për të çuar për­para drejtë­sisë përgjegjësit e kësaj afere kor­rup­tive. Ndërko­hë ligjvënësi demokrat nën­vi­zoi se vetëm përmes trans­parencës së plotë dhe auditim­it të pavarur mund të mbro­het intere­si pub­lik. Më poshtë po pasqy­ro­jmë reag­imin e plotë të z. Leskaj.

Reag­i­mi i deputetit të PD, Bujar Leskaj

“Më 20 kor­rik 2026, Kor­po­ra­ta Elek­troen­ergji­tike Shqiptare shpal­li një tendër me vlerë mbi 20 mil­ionë euro për shër­bime mirëm­ba­jt­je­je të dy TEC-eve të vjetër në Tri­port, Vlorë, të mar­rë me qira nga qev­e­ria në shta­tor 2022. I.

Dy TEC-et lun­drues në Tri­port: megaskan­dali i errët finan­ciar i sek­tit Rama

Në gati katër vjet, këto dy rran­gal­la lun­druese i kanë kush­tu­ar tak­sapaguesve shqip­tarë rreth 90 mil­ionë euro, në qira ditore në vlerë dhje­tra mijëra euro, në kos­to anko­ri­mi, në mirëm­ba­jt­je dhe në shpen­z­ime oper­a­tive Mar­r­ja me qira e dy TEC-eve lun­drues të vjetër në Vlorë është rasti më prob­lematik i admin­istrim­it të fondeve pub­like në sek­torin energjetik shqip­tar.

Pas pothua­jse katër vitesh nga nën­shkri­mi i kon­tratës, këto njësi prod­hi­mi nuk kanë hyrë në funk­sion, ndër­sa kos­to­ja për tak­sapague­sit vazh­don të rritet. Në total, fatu­ra, me real­iz­imin e ten­der­it të shpal­lur nga KESH, do të arri­jë në afro 110 mil­ionë euro, pa prod­huar asnjë kilo­vat-orë energji për sis­temin elek­troen­ergjetik shqip­tar! Kur mori vendimin për sjell­jen e TEC-eve lun­druese në shta­tor 2022, sek­ti Rama e jus­ti­fikoi me gjo­ja argu­mentin se Shqipëria po për­ballej me krizën ndërkom­bëtare të energjisë dhe me rrezikun e mungesës së prod­him­it nga hidro­cen­tralet për shkak të thatësirës.Objektivi ishte sig­uri­mi i energjisë në peri­ud­hat e krizës, ulja e importeve dhe garan­ti­mi i sig­urisë energjetike. Realiteti rezul­toi kre­jt ndryshe. TEC-et nuk hynë kur­rë në prod­him për shkak të prob­le­meve teknike, infra­struk­tur­ore dhe pro­ce­du­rale. Për paso­jë, ato nuk prod­huan energji, nuk ulën importet, nuk ndikuan në sta­bilitetin e sis­temit energjetik dhe nuk kri­juan të ard­hu­ra për KESH apo OST. Inves­ti­mi nuk real­i­zoi asnjë nga objek­ti­vat për të cilat u jus­ti­fikua.

II.Fatura absurde e një afere energji­tike të paprece­den­të në rajon dhe Evropë

Prob­le­mi bëhet edhe më i rëndë, sepse page­sat nuk kanë për­fun­d­uar. Edhe pse impiantet nuk puno­jnë, shteti vazh­don të pagua­jë qiranë, kos­tot e anko­rim­it, mirëm­ba­jt­jen dhe shpen­zimet oper­a­tive. Pyet­ja thel­bë­sore sot është e thjeshtë: çfarë për­fi­tu­an qyte­tarët shqip­tarë nga ky pro­jekt? Në ekonom­inë pub­like ekzis­ton një parim i qartë: çdo euro e shpen­zuar duhet të kri­jo­jë një vlerë të mat­shme për qyte­tarët. Çdo fond pub­lik i për­dorur për një pro­jekt që nuk jep rezul­tat kri­jon një “kos­to të mundë­sisë së hum­bur”, ose kos­to opor­tune.

Në rastin e TECeve lun­druese, me të njëj­tat fonde (110 mil­ionë euro), në këto katër vite mund të ishin finan­cuar inves­time në energjinë diel­lore dhe atë të erës, sis­teme të rua­jt­jes së energjisë me bateri, pro­grame për rrit­jen e efi­ciencës energjetike dhe mbështet­je për prod­himin ven­das të energjisë nga biz­ne­set dhe famil­jet. Këto inves­time do të kishin kri­juar kapacitete afat­g­ja­ta dhe do të kishin sjel­lë për­fitime të qar­ta dhe të mëd­ha ekonomike, edhe pas për­fundim­it të krizës.

Pra, kup­to­het lehtë kos­to opor­tune e jashtëza­kon­shme e këtij shpër­dori­mi dhe abuz­i­mi gji­gand me paranë pub­like. Një inves­tim i ngjashëm i shkuar dëm në këtë mënyrë nuk ka prece­dent në rajon dhe në mbarë Evropën. Pesë pyet­je kërko­jnë përgjig­je urgjente për opoz­itën e Par­tisë Demokratike, që e ka denon­cuar fuqishëm këtë aferë, dhe për mbarë opin­ion­in pub­lik: 1. A ishte mar­r­ja me qira e TEC-eve lun­druese alter­na­ti­va më e mirë në kushtet e krizës së vitit 2022? 2. Pse impiantet nuk kanë funk­sionuar në për­puth­je me objek­ti­vat për të cilat u kon­trak­tu­an? 3. Sa është kos­to­ja totale që ka paguar dhe do të pagua­jë shteti shqip­tar për këtë pro­jekt? 4. A janë shqyr­tu­ar mundësitë për rine­gocimin ose ndër­pre­rjen e kon­tratës në interes të finan­cave pub­like? dhe 5. Çfarë përgjegjë­sish admin­is­tra­tive, finan­cia­re apo poli­tike janë iden­ti­fikuar deri më sot?

III. Përgjegjësia e rëndë penale dhe insti­tu­cionale e sek­tit Rama

Një pro­jekt i këtyre për­masave nuk mund të mbetet pa një anal­izë të përgjegjë­sive. Duhet të bëhet e qartë kush e propo­zoi këtë zgjid­hje, mbi çfarë studi­mi u mbështet vendim­mar­r­ja, kush mbikëqyri zba­timin e kon­tratës, cilat insti­tu­cione mon­i­toru­an real­iz­imin e objek­ti­vave dhe çfarë masash janë mar­rë, pasi u bë e qartë se impiantet nuk po jep­nin rezul­tatet e prit­shme. Llog­a­rid­hë­nia është një ele­ment thel­bë­sor i admin­istrim­it të finan­cave pub­like.

Dy rran­gal­lat e papuna lun­druese në Vlorë thër­rasin çdo ditë het­im nga SPAK, nevo­jë për trans­parencë dhe auditim. Rasti i dy TEC-eve të vje­tra lun­druese meri­ton një auditim të plotë teknik, finan­ciar dhe ligjor.

Një auditim i pavarur duhet të anal­i­zo­jë arsyet pse impiantet nuk u vunë në funk­sion sipas prit­shmërive, kos­tot reale të kon­tratës, nëse ekzis­ton një dëm ekonomik për finan­cat pub­like dhe sa është ai, si dhe mësimet që duhen nxjer­rë për pro­jek­tet e ardhshme strategjike.Vetëm përgjegjsh­mëria dhe trans­paren­ca mund të rik­the­jë bes­imin e qyte­tarëve në mënyrën se si admin­istro­hen fondet nga tak­sat e tyre. Mirëpo përgjegjsh­mëri dhe trans­parencë me sek­tin Rama në pushtet nuk ka!”, shkru­an deputeti demokrat, Bujar Leskaj.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading