news

Plas në mbledhjen e grupit të PS, Rama përplaset me Braçen, si u xhindos kryeministri pasi deputeti socialist i përplasi në fytyrë skandalet, nga akuzat për punësime pa kriter, te anulimi i drekës, ja çfarë nuk u pa dje

Në mono­lo­gun më shumë se një orë që mba­jti ditën e djeshme për “protestue­sit e Flamin­gove”, kryem­i­nistri Edi Rama e vuri theksin tek një fjalë: “arro­gan­ca”. Ai kri­tikoi admin­is­tratën, pra nëpunësit, se po sillen plot arro­gancë me qyte­tarët dhe kjo i ka nxjer­rë ata prej dy mua­jsh në Bule­vardin krye­sor të Tiranës.

Por, ndërko­hë që fliste për “arro­gancën e të tjerëve”, në fakt fjal­i­mi i Ramës ishte tërë­sisht me nota arro­gance. Ai foli, kër­cënoi dhe tre­goi se nuk do të tërhiqej nga pro­jek­tet e tij ndër­ti­more të shumë-debat­u­ara, si edhe e pra­noi hapur se nuk ka ndër­mend të tërhiqet, duke injoru­ar kërkesën krye­sore të mijëra protestuesve.

Ajo që nisi me “arro­gancë”, për­fun­doi e tillë. Gjatë disku­timeve me dyer të mbyl­lu­ra  Rama ka patur sër­ish kri­ti­ka ndaj të tijve, ndaj disa min­is­trave por dhe deputetëve, për qas­jen e tyre pub­like. Ai ka kri­tikuar min­istrin e Brend­shëm për mënyrën e për­bal­lim­it të protes­tave, apo dhe atë të Bujqë­sisë, për rastin e për­men­dur dhe në fjal­im­in e tij pub­lik, të një qyte­tari kërke­sa e të cilit për një inves­tim ishte lënë për tre vite pa përgjig­je, Ndër­sa deputetëve u ka kërkuar që t’i thonë në mbled­hje “ato që disku­toni nëpër tavoli­na”.

Rama i është rik­thy­er vëre­jt­jeve të përsërit­u­ra ndaj “luftës së bër­rylave”, në gjirin e PS, duke u shpre­hur se “të gjithë duhet ta kup­to­jnë se sul­met mes njeri tjetrit nuk bëjnë gjë tjetër vecse ulin aksionet e ndër­mar­rjes sonë të për­bashkët, e kësisoj dhe aksionet e secilit prej jush”.

Burime të brend­shme nga mbled­h­ja e për­bashkët e qev­erisë dhe grupit par­la­men­tar social­ist thanë gjithash­tu se taki­mi është mbyl­lur jo thjesht me ‘arro­gancë”, por me një sherr të vërtetë. Pro­tag­o­nistët kanë qenë kryem­i­nistri, njëko­hë­sisht krye­so­cial­isti Edi Ramad­he deputeti Eri­on Braçe. Pasi Rama mbaroi fjalën e tij të gjatë pub­like, taki­mi ishte parashikuar të zhvil­lo­hej me dyer të mbyl­lu­ra dhe më pas me një drekë të për­bashkët të të gjithë të pran­ish­mëve.

Si nisi sher­ri

Pas mbyll­jes së kam­er­ave, Eri­on Braçe ka folur nga ven­di ku ishte ulur dhe i është drej­tu­ar Ramës se nuk mund të ven­dosë gishtin tek “arro­gan­ca e admin­is­tratës”, pasi një qas­je e tillë nis nga kupo­la. Deputeti, ndër më të vjetrit në atë detyrë në rad­hët e social­istëve, është shpre­hur se qen­dra e par­tisë ka kat­a­pul­tu­ar në pozi­cione kyçe shtetërore per­sona anon­imë dhe të pavo­tu­ar nga baza social­iste.

Sipas Braçes, këta indi­vidë nuk kanë asnjë lid­hje organike me part­inë dhe nuk mba­jnë asnjë përgjegjësi para elek­toratit. Për deputetin, nuk është përgjegjësia e tyre për këtë sjell­je, por e par­tisë që i pro­movon. Fjalët e Eri­on Braçes kanë acaru­ar Ramën, i cili dukej se nuk ishte aspak në ditët e tij më të mira. Krye­so­cial­isti i ka kërkuar deputetit me arro­gancë të fortë:

“Mbylle gojën!”. Braçe nuk është stepur dhe i është kundërvënë kreut të Par­tisë me shpre­hjet: “Nuk kam pse të mbyll gojën unë. Ju na sill­ni njerëz pa u kon­sul­tu­ar, për t’u emëru­ar në poste të rëndë­sishme dhe kërkoni t’i voto­jmë.

Por, duke sjel­lë njerëz të tillë, pa kon­sultë, kri­joni pakë­naqësi te njerëz­it dhe gjen­de­mi për­bal­lë këtyre sit­u­atave”. Reag­i­mi i Ramës ka qenë i men­jëher­shëm. “Ata janë verdik­ti i qev­erisë. Ç’të bëj që na e kërkon BE-ja? Se nuk e sill­nim fare në Kuvend.” Por Braçe nuk është tërhe­qur dhe ka vijuar rep­likën me kryem­i­nistrin. Pikër­isht në atë moment, sipas burimeve, Rama ka hum­bur durim­in.

Ner­vat e Ramës nuk kanë mba­j­tur. Burime të brend­shme thonë se ai, përmes ulëri­mave, i ka kërkuar Eri­on Braçes që të dalë jashtë nga sal­la. Në këtë sit­u­atë ten­sioni, ka ndërhyrë kryetari i Grupit Par­la­men­tar Social­ist, Taulant Bal­la, i cili ka kërkuar 5 min­u­ta pushim. Pas qetësim­it disi të sit­u­atës, Rama ka folur edhe pak momente, më pas ai u pa duke u larguar me shpe­jtësi nga sal­la e takim­it me eksortën e tij. Duke lënë edhe pa drekë të gjithë deputetët e min­is­trat, të cilët gjen­deshin në atë sal­lë thjesht si fig­u­ran­të të lod­hur.

Një tjetër detaj që nuk kaloi pa u vënë re ishte hes­ht­ja e Elisa Spiropalit. Pas për­plas­jes pub­like me Edi Ramën në mbled­hjen e fun­dit të grupit par­la­men­tar, ku kryem­i­nistri i kuj­toi se “herën e parë nuk erd­he në votim, herën e dytë bëre çarçafin dhe herën e tretë nuk ka, del jashtë këtij grupi”, ndër­sa nuk e lejoi as të rep­likonte, ish-kryetar­ja e Kuven­dit zgjod­hi këtë herë të mos thoshte asnjë fjalë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading