news

Qarku Tiranë i jep 840 milionë lekë djalit të kryetarit të Bashkisë Poliçan

Një skan­dal kor­rup­sioni e nepo­tiz­mi i për­masave tron­ditëse ka shpërthy­er në Këshillin e Qarkut Tiranë. Insti­tu­cioni i drej­tu­ar nga social­isti Aldrin Dalipi i ka “dhu­ru­ar” një ten­der me vlerë mar­ra­mendëse plot 870 MILIONË LEKË TË VJETRA, djalit të kryetar­it të Bashk­isë Poliçan, Adri­atik Zotkaj. Kjo aferë e pastër dësh­mon se si paratë e qyte­tarëve shqip­tarë nda­hen mes “famil­jes poli­tike”, duke skual­i­fikuar pa asnjë shp­jegim ofer­ta shumë më të lira.

Masakra me 840 Mil­ionë Lekë të Vje­tra: Fitue­si me 96% të fon­dit tavan
Ten­deri me objekt “Rikon­struk­sion (Sis­temim-Asfal­tim) i rrugës së fshatit Kall­met, NJ.A Zall Herr, Bashkia Tiranë” kishte një fond lim­it prej 73,000,285 lekë të reja ose rreth 870 mil­ionë lekë të vje­tra me TVSH.

Rezul­tati tre­gon se nuk ka pasur asnjë lloj gare të nder­shme, por një pro­ce­durë të paracaktuar.Fitues është shpal­lur Bashki­mi i oper­a­torëve ekonomikë “G & M CONSTRUCTION 07” shpk & “ASI-2A CO” shpk. Ofer­ta e tyre ishte 69.890.293 lekë të reja ose rreth 840 mil­ionë lekë të vje­tra me TVSH.Një llog­a­r­it­je e thjeshtë tre­gon se kjo vlerë fituese për­bën plot 95.74% të fon­dit lim­it.

Ky është një tregues i qartë i një ten­deri “tavan”, ku fitue­si ofron një çmim jashtëza­kon­isht pranë mak­si­mu­mit të mund­shëm, duke treguar mungesën e plotë të konkur­rencës reale. Kap­ja e pothua­jse 96% të fon­dit me një ofer­të të tillë është një “alarm” i kuq për çdo insti­tu­cion kon­trol­li të prokurimeve.

Dora e ngro­htë e nepo­tizmit: Djali i “Beut” të Poliçan­it merr qin­dra mil­iona në Tiranë
Pse një insti­tu­cion in Tiranë do të zgjid­hte të paguante një çmim kaq të kripur? Përgjig­ja gjen­det te pronarët e kom­panisë fituese. Sipas ekstrak­teve, kom­pa­nia krye­sore e bashkim­it, “G & M CONSTRUCTION 07”, zotëro­het në 50% të aksion­eve nga Maliq Zotkaj.

Ky është kyçi i skan­dalit: Maliq Zotkaj është djali i Adri­atik Zotka­jt, kryetar­it jetëg­jatë të Bashk­isë Poliçan, një fig­urë me peshë dhe ndikim të fortë në rad­hët e Par­tisë Social­iste.

Kjo lid­hje e drejt­për­drejtë famil­jare midis për­fitue­sit të ten­der­it qin­dra-mil­ionësh dhe një poli­tikani të rëndë­sishëm, e kom­bin­uar me një çmim tavan, ngre dyshime të for­ta për ndikim poli­tik, nepo­tizëm fla­grant dhe abuz­im me detyrën.

Paratë pub­like po shpen­zo­hen jo për shër­bimin më të mirë me çmimin më të ulët, por për të fryrë xhep­at e “djalit të kryetarit”.Heshtja skan­daloze: 245 Mil­ionë Lekë të Vje­tra të çuara dëm pa asnjë shp­jegim
Ajo që e bën edhe më të krim­i­nale këtë vendim­mar­rje është refuz­i­mi skan­daloz, pa asnjë shp­jegim pub­lik, i oper­a­torëve të tjerë që ofru­an çmime shumë më të favor­shme për xhep­at e qyte­tarëve.

Bashki­mi i oper­a­torëve “EM-EA CONSTRUCTION” shpk & “INERTI” shpk ofroi një çmim prej vetëm 49.554.050 lekë të reja ose rreth 595 mil­ionë lekë të vje­tra me TVSH. Kjo ofer­të ishte plot 245 MILIONË LEKË TË VJETRA më e lirë se ajo e prefer­u­ar nga kryetari i Qarkut Tiranë Aldrin Dalipi.

Pyet­ja e thjeshtë që çdo tak­sapagues duhet të bëjë është: Pse u zgjodh të paguheshin 250 mil­ionë lekë më shumë nga paratë tona për një punë që mund të bëhej shumë më lirë?

Deri më tani, Aldrin Dalipi nuk ka dhënë asnjë shp­jegim për këtë “masakër” finan­cia­re. Kjo hes­ht­je skan­daloze vetëm sa thel­lon dyshimet për këtë aferë kor­rup­tive, ku nepo­tiz­mi dhe abuz­i­mi me fondet pub­like kanë arrit­ur nivele të paprece­den­të.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading