news

Si po u falen zonat e mbrojtura oligarkëve me 1 €

Tek­sa Bashki­mi Europi­an i ka vënë thikën në fyt qev­erisë shqiptare duke i kërkuar me ulti­ma­tum shfuqiz­imin e ligjit për zonat e mbro­j­tu­ra dhe atë për inves­timet strategjike, kusht kyç për inte­grim­in europi­an, qev­e­ria duket se ka ven­do­sur t’i sfi­do­jë hapur të gjithë.

Me dy vendime të paligjshme dhe kokë­fortësi prej autokrati, shteti ka vulo­sur një nga aktet më të rën­da të tjetër­sim­it të pasurisë kom­bëtare. Pra­pa fasadës së “zhvil­lim­it të tur­izmit”, pushteti i ka hapur rrugën zyrtare gra­bit­jes dhe pri­va­tizim­it të the­sareve naty­rore të ven­dit, duke i kthy­er par­qet kom­bëtare dhe zonat e virgjëra në pronë pri­vate të klien­tëve të obor­rit.

Ske­ma krim­i­nale e zhvat­jes është thu­rur me deta­je në vendimet e fun­dit të Këshillit të Min­is­trave. Fil­lim­isht, pasuritë shtetërore në zonat e mbro­j­tu­ra ose me për­parësi tur­izmin i jepen “investi­torëve strategjikë” me qiranë qesharake prej 1 euro­je përmes një bashkëpropoz­i­mi mes min­istrive.

Por kjo është vetëm faza e parë e mashtrim­it. Pasi vënë këm­bë në këto tro­je të shen­j­ta mjedis­ore me lekët e tak­sapaguesve dhe favore poli­tike, klien­tët e qev­erisë fito­jnë të drejtën e artë të bler­jes totale të tyre. Mjafton që të paraqesin një raport fik­tiv inves­ti­mi mbi 150 për qind të vlerës së tru­al­lit, dhe dera e pri­va­tizim­it me të drejtë para­bler­je­je hapet men­jëherë.

Për më keq ako­ma, për ata që kanë orekse më të mëd­ha dhe shke­lin çdo rreg­ull, qev­e­ria ka hequr edhe afatet kohore. Nëse inves­ti­mi arrin mbi 750 për qind të vlerës së tru­al­lit, e drej­ta e pri­va­tizim­it shpërthen në çast, duke anu­lu­ar çdo afat min­i­mal prej tre vitesh dhe çdo mundësi kon­trol­li shtetëror.

Zonat e mbro­j­tu­ra nuk janë më stre­ha e florës dhe faunës, por janë shndër­ru­ar në copëza tokash për t’u blerë e shi­tur në tavoli­nat e errë­ta të pazareve politike.Kjo godit­je mafioze ndaj mje­dis­it vjen pikër­isht në kohën kur qyte­tarët kanë mbushur sheshet në protestë kundër kësaj gra­bit­je­je kolos­ale dhe kur Bruk­seli e ka bërë të qartë se Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me lig­je që shkatër­ro­jnë natyrën për hatër të oli­garkëve.

Përtej pro­pa­gandës për tur­izmin eli­tar, e vërte­ta e hid­hur është se Shqipëria po copë­to­het metër pas metri, ndër­sa insti­tu­cionet po legjiti­mo­jnë vjed­hjen me vulë zyrtare.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading