news

Lirohen gjashtë protestuesit e shoqëruar pas protestës para Kuvendit

Gjashtë protestue­sit e shoqëru­ar nga Poli­cia e Shtetit gjatë protestës së zhvil­lu­ar para Kuven­dit janë lënë të lirë pas disa orësh në Komis­ari­atin nr. 1 në Tiranë.

Gaze­tari i A2 CNN, Igli Çelmeta,në një lid­hje direk­te për Ditarin e Pas­dites, nga ambi­en­tet e Komis­ari­atit nr.1, rapor­toi se protestue­sit u liru­an pas për­fundim­it të pro­ce­du­rave policore.“Pak min­u­ta më parë është liru­ar edhe protestue­si i fun­dit, i cili ishte shoqëru­ar gjatë protestës së sotme nga Poli­cia e Shtetit. Në total ishin gjashtë qyte­tarë protestues të shoqëru­ar nga poli­cia,” rapor­toi gaze­tari.

“Për rreth 3 orë e 30 min­u­ta qyte­tarët protestues u mblod­hën në rrugën për­bal­lë Komis­ari­atit nr. 1, duke protes­tu­ar dhe duke kërkuar lir­im­in e gjashtë qyte­tarëve protestues, të cilët më pas u lanë të gjithë të lirë nga Poli­cia e Shtetit,” tha Çel­meta.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading