news

Marrëveshja për huanë 302 milionë USD me SHBA-në, Balla: PD bojkotoi një marrëveshje historike, njësoj si për Bordin e Paqes

Kreu i Grupit par­la­men­tar të Par­tisë Social­iste, Taulant Bal­la, tha se lëvrimet e par­ave të mar­rëvesh­jes së huasë prej 302 mil­ionë dol­larësh mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pajis­je ushtarake pritet të nisin në mua­jin shta­tor. Bal­la e cilë­soi këtë financim si një mbështet­je të rëndë­sishme për forcimin e kapaciteteve mbro­jtëse të Shqipërisë.

Bal­la komen­toi edhe mungesën e opoz­itës në votimin e mar­rëvesh­jes. Sipas tij, qën­dri­mi i opoz­itës nuk lid­hej me çësht­je pro­ce­du­rale, por me një zgjed­hje poli­tike. Ai tha se “e njëj­ta par­ti që bojko­toi mira­timin për përf­shir­jen në Bor­din e Paqes, bojko­toi edhe votimin e kësaj mar­rëvesh­je­je historike”.“Interesi i ven­dit, në kushtet e një bote të trazuar, është një mar­rëvesh­je që for­con kapacitetet mbro­jtëse të Shqipërisë dhe ne syn­o­jmë që në shta­tor të nisin lëvrimet e para. Është mbështet­ja më e mad­he që SHBA i jep Shqipërisë.

Nëse do ta humb­n­im këtë javë, do të hyn­im në një sit­u­atë të vështirë dhe do të vihej në dyshim për­fiti­mi i pjesës së parë që në ditët e para të shta­torit. Arsye­ja përse PD-ja bojko­toi nuk ka të bëjë me pro­ce­du­rat. E njëj­ta par­ti që bojko­toi mira­timin për përf­shir­jen në Bor­din e Paqes, është e njëj­ta par­ti që bojko­toi edhe votimin e kësaj mar­rëvesh­je­je his­torike”, u shpreh Bal­la.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading