news

“Në Spanjë e Francë po përjetojnë tmerr”, Rama nga Baza Ajrore e Farkës: Jemi gati t’u shkojmë në ndihmë nëse…

Kryem­i­nistri Edi Rama ka vlerë­suar punën e for­cave zjar­rfikëse dhe Emergjen­cave Civile për për­bal­lim­in e sit­u­atave me zjar­ret.

Gjatë një taki­mi në Bazën Ajrore të Farkës me ekipet e emergjen­cave, Rama u ndal te sit­u­a­ta e rën­d­uar nga zjar­ret në Europë, duke thek­suar se ndryshimet kli­matike i kanë kthy­er zjar­ret masive nga një ngjar­je të jashtëza­kon­shme në një sfidë të vazh­dueshme për të gjitha vendet.

“Tek­sa ne jemi të mbled­hur në këtë hangar të helikopterëve, në Francë dhe Span­jë mbi 300 mijë njerëz kanë lënë shtëpitë e tyre deri mbrëmë. Ndërko­hë, mbi 55 mijë banorë janë evaku­uar në zonat për­reth Bor­dosë, ku flakët kanë hyrë deri në rrug­i­cat e per­iferisë. Në Span­jë thuhet se është zjar­ri më i rëndë që ka njo­hur ndon­jëherë Madri­di në his­tor­inë e vet.

Në ter­ri­torin e Francës flakët kanë shkrum­buar më shumë se 200 mijë hek­tarë, një sipër­faqe më e mad­he se qyteti i Tiranës. Kolegët tuaj në këto vende po për­je­to­jnë një ferr, duke bërë një sakri­ficë të paimagjin­ueshme për të rua­j­tur jetët dhe natyrën. Unë jam i bindur se askush nga ju që ushtroni këtë pro­fe­sion, nuk i shi­h­ni ata si të huaj dhe si lajme nga bota, sepse është pam­je e një lufte të për­bashkët, në një klime të për­bashkët, gjatë sezonit të një vere të për­bashkët.

Kur sheh qin­dra mijëra njerëz që ikin të lemerisur me çfarë mund të mar­rin nëpër duar, është një­soj si të shohësh njerëz­it tanë për shkak se rreziku dhe sfi­da është e njëjtë. Ndaj, dua që edhe me lejen tuaj në këtë sal­lë t’i për­c­jell sol­i­daritet të gjithë kolegëve tuaj në Francë dhe Span­jë. Ne e kemi bërë edhe në të shkuarën falë jush dhe jemi gati të japim ndih­mën tonë kur fqin­jët kanë qenë në hall.

Edhe ata na kanë ndih­muar kur ne kemi qenë në të njëjtin hall. Ne kemi njerëz­it tanë në Kana­da, që nuk kurse­hen, duke ard­hur këtu të pran­ishëm dhe duke tra­jnuar for­cat tona këtu. Sot jemi të gjithë të qartë se zjar­ret e mëd­ha nuk janë më një për­jash­tim, janë rreg­ul­li i një klime të ndryshuar.

Ajo që po ndodh në Span­jë e Francë nuk është diç­ka që na bën të pyes­im a mund të ndod­hë te ne, por të pyes­im sa të për­gat­i­tur jemi kur të ndod­hë. Shqipëria është shumë më e vogël dhe nuk ka luksin të hum­basë asnjë hek­tar pyll. Këtë vit ajo që kemi bërë ka qenë për­gatit­ja. Është një­soj si një skuadër që stërvitet gjithë vitit për kam­pi­onatin botëror.

Jemi për­p­jekur të orga­ni­zo­jmë të gjithë ndih­mat që vijnë nga çdo instancë e mund­shme. E reja e këtij viti është se Min­istri i Shtetit për Pushtetin Ven­dor, që vjen nga ekspe­ri­en­ca e pushtetit ven­dor, ka lua­j­tur rolin e koordinue­sit.

Kemi helikopterë që nga momen­ti në moment mund të bëhen nën­të të tillë. Kemi mbyl­lur pro­ce­durën për tre avionë që do të vijnë në fund të vitit dhe do të jenë pronë e shtetit shqip­tar. Kemi një pro­ces të dako­rdë­suar që në momentin e një nevo­je të veçan­të të kemi në dis­pozi­cion avionë që vijnë nga ajo bazë ku po për­gatiten të rin­jtë”, shpre­het Rama.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading