news

Protestë për mungesën e ujit të pijshëm në fshatin Zvezdë të Maliqit, banorët paralajmërojnë bllokim të rrugëve

Banorët e fshatit Zvezdë, në Bashk­inë Maliq, zhvil­lu­an një protestë duke ngrit­ur shqetësimin për mungesën e ujit të pijshëm, prob­lem që sipas tyre vazh­don prej dekadash, pavarë­sisht inves­timeve të kry­era në rrjetin e ujës­jel­lësit.

Gjatë protestës, banorët pre­tend­u­an se inves­ti­mi i real­izuar për ujës­jel­lësin nuk ka dhënë rezul­tat, ndër­sa akuzuan insti­tu­cionet ven­dore për mungesë kon­trol­li mbi punimet dhe cilësi të dobët të pro­jek­tit. Sipas tyre, megjithëse janë shpen­zuar qin­dra mil­ionë lekë për këtë inves­tim, fshati vijon të mbetet pa furniz­im të rreg­ullt me ujë.

“Këto rrugë kanë nga 10 tuba të shtri­ra që në kohën e Enver Hox­hës dhe ujë s’kemi pirë ne., Kësh­tu na gën­je­jnë si këtë rad­hë. Ata vunë tuba pa hapur pusin, pom­pa u dogj” tha një prej tyre.

Protestue­sit deklaru­an se janë të gat­shëm të finan­co­jnë vetë hap­jen e puseve për të sig­u­ru­ar ujin, duke kërkuar që në këtë rast të mos pagua­jnë tar­ifën e furnizim­it me ujë. Ata thanë se banorët dety­ro­hen të mbushin ujë në një çezmë të vetme të fshatit, ku sipas tyre kri­jo­hen rad­hë që në orët e para të mëng­je­sit, duke shkak­tu­ar edhe kon­flik­te mes banorëve.

“Në çdo vend të Zvezdës të shposh ka ujë. Kjo protestë po bëhet për 20 mil­ionë lekë që s’do të investo­jë Bashkia. Groposi 480 mil­ionë lekë në dhe, u tall me lekët e fshatarëve dhe tani thonë s’ka ujë. Ne do t’i hapim puset me lekët tona dhe nuk duam që të vijnë të na masin sahatin e ujit” tha një qyte­tar.

Në fjalën e tyre, protestue­sit shpre­hën pakë­naqësi edhe për mungesën e inves­timeve të tjera në infra­struk­turë, duke për­men­dur rrugët, kanal­izimet dhe furniz­imin me energji elek­trike. Ata pre­tend­u­an se prem­timet e dhë­na ndër vite nga drejtue­sit ven­dorë nuk janë mba­j­tur.

“Kjo lag­je, kemi një cezme të rrjedhshme dhe në 3:30 të mëng­jes gratë janë atje dhe rri­hen dhe pas­taj dal­im ne bur­rat. Jemi zënë dhe rrahur , s’kemi muha­bet me njëri tjetrin, përse? Për ujë. Kemi 35 vjet që pagua­jmë tak­sa. Unë pagua­ja 2700 Lek vajti 5500 Lek. Ku shko­jnë këto tak­sat tona?” tha një prej tyre.

Gjatë protestës pati edhe deklara­ta me tone të for­ta poli­tike ndaj drejtuesve të Bashk­isë Maliq dhe qev­erisë, ndër­sa disa prej protestuesve par­ala­jmëru­an se, nëse kërke­sat e tyre nuk mar­rin zgjid­hje, javën e ardhshme do të për­shkallë­zo­jnë protestën duke bllokuar akset krye­sore rru­gore në zonë.

Banorët kërko­jnë ndërhyr­je të men­jëher­shme për zgjid­hjen e prob­lemit të furnizim­it me ujë të pijshëm, duke thek­suar se ky është shqetësi­mi më i madh për rreth 2,200 banorët e fshatit.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading