
Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në unazën e Patosit, ku janë përplasur dy automjete.
Sipas informacionit paraprak, në aksident janë përfshirë një automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin me iniciale L. M., dhe një automjet tip “Citroen”, me drejtues shtetasin T. M.Si pasojë e përplasjes së fortë, janë lënduar bashkëshortja dhe dy fëmijët e drejtuesit të mjetit “Citroen”.
Dy autoambulanca mbërritën në vendngjarje dhe i transportuan të lënduarit drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.
Në vendin e aksidentit ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së ngjarjes.