sport

Italia kthehet te “steka e vjetër”, Roberto Mancini merr drejtimin e “Axurrëve”

Pak para orës 14:00, Këshilli Fed­er­al i Fed­er­atës Ital­iane të Fut­bol­lit (FIGC) për­fun­doi mbled­hjen, ku pres­i­den­ti Gio­van­ni Malagò zyr­ta­ri­zoi emërim­in e Rober­to Mancinit si tra­jn­er i ri i Kom­bëtares së Italisë.Rikthimi i Mancinit në krye të “Axur­rëve” shënon fil­lim­in e një kapit­ul­li të ri për për­faqë­sue­sen ital­iane.

Ai rik­the­het në stolin ku për­je­toi suk­sesin më të madh të kar­ri­erës si tra­jn­er, duke e shpal­lur Ital­inë kam­pi­one të Europës, por edhe një nga momentet më të vështi­ra, pas dësh­tim­it për të sig­u­ru­ar kual­i­fikimin në Kupën e Botës.

Vendi­mi i FIGC-së erd­hi pas një peri­ud­he të trazuar për fut­bollin ital­ian. Andrea Pir­lo u tërhoq nga gara për postin e tra­jner­it, ndër­sa në fed­er­atë pati ndryshime të rëndë­sishme me largimin e fig­u­rave të njo­hu­ra si Pao­lo Mal­di­ni dhe Leonar­do. Pres­i­den­ti i ri, Gio­van­ni Malagò, ven­dosi t’i beso­jë ekspe­ri­encës së Mancinit, duke e kon­sideru­ar atë njeri­un e duhur për të rik­thy­er Ital­inë në elitën e fut­bol­lit botëror.

Në garën për pank­inën, Manci­ni doli fitues për­bal­lë Anto­nio Con­tes, ndër­sa Clau­dio Ranieri pritet të mar­rë një rol të rëndë­sishëm si drej­tor teknik i kombëtares.Për 61-vjeçarin nis kësh­tu aven­tu­ra e dytë në drej­timin e Ital­isë, me objek­tivin për të rindër­tu­ar skuadrën, për të rik­thy­er iden­titetin e saj dhe për ta bërë sër­ish konkur­ruese në arenën ndërkom­bëtare.

Kar­ri­era e Rober­to Mancinit nisi shumë herët. I lin­dur më 27 nën­tor 1964 në Jesi, ai deb­u­toi në Serie A në moshën vetëm 16-vjeçare dhe shpe­jt u kon­siderua një nga tal­en­tet më premtues të fut­bol­lit ital­ian.

Megjithatë, emri i tij u bë leg­jendë me fanel­lën e Sam­p­do­rias, ku kaloi 15 sezone dhe u shndër­rua në sim­bol të peri­ud­hës më të lavdishme të klu­bit. Në sezonin 1990/91 ai udhëho­qi skuadrën drejt fitim­it të Scud­et­tos së parë dhe të vetme në his­tori, ndër­sa së bashku me Gian­lu­ca Viallin kri­joi një nga dyshet më të famshme sul­muese të fut­bol­lit ital­ian, të njo­hur si “Bin­jakët e Golit”.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading