showbiz

Kanye West i blen gruas brekë të reja me 4.2 milionë eurot që i dha Rama

Pas kon­cer­tit të shumëpër­folur në Tiranë, Kanye West duket se ka gje­tur më në fund mënyrën ide­ale për të për­dorur paratë e shqip­tarëve: t’i ble­jë bashkëshort­es së tij, Bian­ca Cen­sori, një palë brekë të reja.

Qev­e­ria shqiptare ako­r­doi rreth 4.2 mil­ionë euro nga fon­di rez­ervë për mbështet­jen e kon­cer­tit të reper­it, vendim që kryem­i­nistri Edi Rama e mbro­jti me argu­mentin se aktiviteti do të sillte mijëra tur­istë dhe të ard­hu­ra të kon­siderueshme për ekonom­inë.

Sipas burimeve që nuk ekzis­to­jnë, Kanye hyri në një dyqan luk­soz dhe kërkoi men­jëherë pro­duk­tin më të rral­lë për garder­obën e gruas së tij: të brend­shme që mbu­lo­jnë diçka.“Na thanë se paratë ishin për një emergjencë kom­bëtare. Pasi pamë vesh­jet e Biancës, kup­tuam men­jëherë për çfarë emergjence bëhej fjalë”, deklaroi një zyr­tar, duke pre­rë shir­itin e inau­gurim­it të brekëve.

Ndërko­hë, qev­e­ria pritet ta shpal­lë bler­jen një suk­ses his­torik për tur­izmin shqip­tar, pasi brekët e reja mund të tërhe­qin deri në 25 mijë viz­itorë të huaj dhe të gjen­ero­jnë 100 mil­ionë euro, me kusht që Bian­ca të ven­dosë t’i veshë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading