news

Nga prodhimi i raketave ‘Patriot’ te forcimi i mbrotjes së Ukrainës, zbardhen diskutimet mes Trump dhe Zelenskyt

Pres­i­den­ti i Ukrainës, Volodymyr Zelen­sky, deklaroi se gjatë takim­it me pres­i­dentin amerikan Don­ald Trump disku­toi mundës­inë e licencim­it të prod­him­it të rake­tave për sis­temin e mbro­jt­jes ajrore Patri­ot në Ukrainë.

Vizita e Zelen­skyt në Shtëpinë e Bard­hë vjen në një moment kri­tik për Kievin, tek­sa ven­di vijon të për­bal­let me sulme të vazh­dueshme ajrore nga Rusia. Një nga objek­ti­vat krye­sorë të pres­i­den­tit ukrainas ishte sig­uri­mi i mbështet­jes amerikane për prod­himin me licencë të sis­te­meve Patri­ot në Ukrainë, një ide që, sipas tij, Trump e kishte mbështe­tur edhe gjatë sami­tit të NATO‑s.

Pas takim­it, Zelen­sky tha se, përveç prod­him­it të rake­tave Patri­ot, u disku­tu­an edhe ini­cia­ti­va të tjera që mund të for­co­jnë mbro­jt­jen e Ukrainës.

“Folëm për licencimin e prod­him­it të rake­tave Patri­ot, si edhe për ide të tjera që mund të jenë të dobishme. Disku­tu­am gjithash­tu për diplo­mac­inë, pasi është e rëndë­sishme të ring­jal­let pro­ce­si diplo­matik. Ekipet tona do të koordi­no­hen për komu­nikimin e mëte­jshëm”, u shpreh ai.

Pres­i­den­ti ukrainas e cilë­soi takimin si poz­i­tiv, duke thek­suar se me Trump disku­toi rëndës­inë e mbro­jt­jes së qyte­tarëve ukrainas dhe mënyrat se si SHBA mund ta ndih­mo­jë Ukrainën me sis­teme të mbro­jt­jes nga rake­tat.

Megjithatë, pala amerikane mbetet e rez­ervuar për dërgimin e men­jëher­shëm të armëve sht­esë, duke argu­men­tu­ar se edhe rez­er­vat e saj janë kufizuar. Sipas rapor­timeve, një pjesë e sis­te­meve të kërkuara nga Kievi janë për­dorur tash­më nga ush­tria amerikane gjatë opera­cion­eve ushtarake në Iran.

Anal­istët vlerë­so­jnë se, megjithëse rim­bush­ja e shpe­jtë e rez­er­vave amerikane është e vështirë, leji­mi i Ukrainës për të prod­huar vetë armë me licencë do të rriste kapacitetet e saj mbro­jtëse dhe, në afat­g­jatë, do të lehtë­sonte edhe ngarkesën mbi indus­trinë ushtarake amerikane. Për më tepër, për­vo­ja e fitu­ar nga ush­tria ukrainase në fushën e bete­jës mund të kon­tribuo­jë në zhvil­lim­in e sis­te­meve më efikase dhe me kos­to më të ulët.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading