news

Shehaj vodhi marrëveshjen me SHBA, Sekretariati i Etikës shqyrton sot kërkesën e PS për përjashtimin e deputetit

Par­tia Social­iste kërkoi dje për­jash­timin me 60 ditë nga Kuven­di për Agron She­ha­jn, pasi vod­hi mar­rëvesh­jen kon­fi­den­ciale me SHBA dhe iku me vrap. Përveç për­jash­tim­it, PS kërkon edhe refer­im­in e çësht­jes në SPAK. Vendi­mi për kërkesën e mazho­rancës do të mer­ret sot në mbled­hjen e Sekre­tari­atit të Etikës, që pritet të nisë në orën 09:30.

Në kërkesën për për­jash­timin e She­ha­jt, PS thotë se “Këshill­tar­ja e ndo­qi deputetin dhe në për­p­jek­je për ta ndalu­ar dhe ta rimar­rë doku­mentin, u rrëzua nga shkallët dhe pësoi lëndime të rën­da, siç vërte­to­het dhe nga pam­jet video bashkangji­tur kësaj kërkese.”

PS thotë se She­haj ka kry­er përvetësim të infor­ma­cionit të klasi­fikuar dhe ka cen­uar sig­ur­inë kom­bëtare.

Ata kërko­jnë refer­im­in në SPAK duke thënë se She­haj ka kry­er veprat penale si më poshtë:

(i) përvetësi­mi ose mar­r­ja e paligjshme e infor­ma­cionit të klasi­fikuar, duke qenë se doku­men­ti përm­ban infor­ma­cion që mbro­het me ligj;

(ii)vjedhja ose for­ma të tjera të përvetësim­it të paligjshëm, për shkak të mënyrës së mar­rjes;

(iii) gra­bit­ja sepse doku­men­ti është mar­rë me për­dorim force ose kër­cën­i­mi ndaj per­son­it që e mbante;

(iv) pengi­mi i detyrës së funk­sion­ar­it pub­lik sepse for­ca është ushtru­ar ndaj një punon­jësi pub­lik gjatë ushtrim­it të detyrës;

(v) doku­men­ti lid­het me sekretin shtetëror dhe në këtë rast mund të ver­i­fiko­hen edhe dis­pozi­ta të posaçme për mbro­jt­jen e infor­ma­cionit të klasi­fikuar, të cilat parashiko­jnë vepra më të rën­da penale, sido­mos kur vepri­mi cënon sig­ur­inë kom­bëtare dhe per­soni i dyshuar mund të ketë synuar dorëz­imin e këtij mate­ri­ali aktorëve të tjerë, të paiden­ti­fikuar nga ne, por që duhet të het­o­hen nga prokurorët.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading