news

Gjyqi në GJKKO/ Kërkuan pavlefshmëri provash, sot seanca e radhës për Metën dhe Kryemadhin

Sot në orën 10:00 mba­het sean­ca e rad­hës për gjyqin ndaj Ilir Metës dhe Moni­ka Krye­mad­hit, ku pritet që SPAK të shpre­het për parashtrimet e tyre.

Meta dhe Krye­mad­hi kanë pre­tend­uar se provat janë mar­rë në mënyrë të paligjshme duke godi­tur vlef­sh­mërinë e tyre.

Në seancën e fun­dit, Meta u përqen­drua te mesazhet me Kas­tri­ot Ismaila­jn, përf­shirë atë ‘më duhen 200 mijë’, që është refer­u­ar gjith­monë si kërkesë për 200 mijë euro nga ish Pres­i­den­ti për biz­nes­menin e lid­hur me afer­ën e CEZ-DIA. Meta thotë se prokurorët nuk kanë provuar kur­rë që mesazhi është nisur nga ai, apo nëse më pas ka pasur veprim nga ana e tij apo Kas­tri­ot Ismaila­jt.

Krye­mad­hi tha se SPAK e sekue­stroi celu­lar­in e saj pa i mar­rë leje Kuven­dit pasi ai ishte deputete dhe nuk mund t’i ushtro­hej kon­troll. Ajo kërkoi nga SPAK që t’i ven­dosen në dis­pozi­cion të gjitha pro­cesver­balet e mba­j­tu­ra për eksper­timin e tele­fonit celu­lar.

Ish çifti i bashkëshort­ëve, po gjyko­hen në një pro­ces, të pan­de­hur për kor­rup­sion, pastrim parash dhe fshe­hje pasurie.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading