news

U lëndua duke punuar me troko dhe humbi jetën/ Fqinjët tregojnë momentet e panikut: Ishte i mbuluar me gjak. Lajmëruam ambulancën, erdhi me vonesë

POGRADEC- Kris­taq Çulaku ka hum­bur jetën ndër­sa ishte duke punuar në banesën e tij në Pogradec. Gjatë punimeve është dëm­tu­ar aksi­den­tal­isht me frez­ibël (troko) dhe si paso­jë nuk ka arrit­ur t’u mbi­je­to­jë plagëve të mar­ra dhe ka hum­bur jetën në spi­tal.

Poli­cia ka mbër­rit­ur në vendin e ngjar­jes dhe po punon për zbard­hjen e plotë të shkaqeve. Ndër­sa banorë të zonës kanë treguar momentet e panikut. Një prej banorëve dhe fqin­jë kanë treguar se ai ka mar­rë trokonë për të punuar, pasi kishte disa punë në shtëpinë e tij.

“Erd­hi qe andej hyri tek shtëpia këtu. Vajti mori trokonë seç do bënte? U çuditëm kur po thër­ris­nin, erd­hëm ne”, u shpreh një preh fqinjëve.Ndërsa një tjetër fqin­je, ka treguar se jetonte i vetëm.

“Lajmëru­am ambu­lanën. Erd­hi infer­mier­ja e fshatit, ambu­lan­ca ka ard­hur me shumë vonesë, sa u mbu­lua tërë gjak trupi. Dy fëmi­jë i ka në Londër, gru­an në Gre­qi, vetëm jetonte”, ka treguar ajo.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading